Jemi servilë dhe jo patriotë, prandaj na kanë vërshuar të këqijat. Po të ndërhynte drejtpërdrejt Turqia në sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe ta arrestonte aty-këtu ndonjë të krishterë shqiptar si fajtorë potencial, mediat do të gëlonin prej atdhetarëve shqiptarë.
Erdhi Papa në Shqipëri dhe u arrestuan me dhjetëra hoxhallarë shqiptarë dhe pasi shkoi ai, por jo edhe përmendorja e tij, hoxhallarët u liruan në mungesë të provave materiale. Patriotët heshtën, thuajse hoxhallarët nuk ishin shqiptarë. Mbi 2 milionë euro u harxhuan prej buxhetit të shtetit, po ashtu laikët heshtën.
Tani, në emër të terrorizmit të sajuar, sigurinë kombëtare të Shqipërisë e shkelën trupat izraelite të sigurisë. Këta meqë i njohin të bëmat e tyre, edhe prej hijes së tyre frikësohen. Madje, habitem se si i frikësohen ISIS-it, kur është dëshmuar se viktima të kësaj organizate përbindëshe janë muslimanët. Është e tmerrshme për shkencën e sigurisë kur nënvizohen kujdestarët e fajit. Kjo i bie se e vrave apo nuk e vrave, patjetër ti duhet të jesh fajtor.
Iljasa Saliu