20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Bik-u demanton lajmin qe u shfaq nga disa portale

Më të lexuarat

Sot nëpër disa portale është shpërndarë një lajm i pavërtetë i plasuar nga televizioni Tribuna-Chanel, se gjoja Bashkësia Islame e Kosovës, së shpejti do ta nënshkruajë një Memorandum me Ministrinë e Drejtësisë për caktimin e imamëve dhe për përzgjedhjen e ligjëratave të tyre nëpër Kosovë, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit.
E vërteta është krejtësisht ndryshe, sepse këtu bëhet fjalë për caktimin e Imamëve nga ana e BIK-ut, për të ligjëruar nëpër burgje dhe nëpër Shtëpitë korrektuese në 10 Qendra të Kosovës, dhe atë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së Burgjeve. Me këtë rast do të bëhet edhe verifikimi i literaturës fetare, e cila momentalisht gjendet nëpër burgje dhe përmbajtja e tyre.
Pra nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje në punët e brendshme të BIK-ut nga ana e askujt sepse kjo punë është çështje Jona e brendshme, e cila është e rregulluar me Kushtetutën e BIK-ut dhe Rregulloret e punës në fuqi.
Shpresoj që gazetarët tanë dhe portalet e Kosovës të mos bien pre e këtyre dezinformatave të plasuara nga media dhe portale, të cilat siç duket qëllim të vetëm kanë jo informimin e drejtë por dezinformimin e opinionit dhe natyrisht mundësinë e klikimeve të shumta që u sjellin përfitime të majme.

Me respekt,
Sabri Bajgora
Kryeimam i BIK-ut

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit