2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si u bë që në liri të vriten atdhetarët!?

Më të lexuarat

Kur kriminelët institucionalizojnë krimin?!

Ne i dimë kush ishin zbatuesit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike

Enver Maloku , Xhemajl Mustafa, Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Haki Ymeri, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti, Smajl Hajdaraj, Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj, Sebahate Tolaj, Ismet Rraci…

Shteti i Gjermanisë ka afër 100 milionë banorë, shteti i Kosovës tani më na (ç’)polli me më pak se 2 milionë banorë? Ku u treten vallë afër një milion të tjerë? Në Gjermani funksionon çdo gjë për së mbari, në Kosovë përkundrazi, gjithashtu funksionon çdo gjë, po mjerisht për së mbrapshti, në Gjermani ka pas dhe ka vrasje të natyrave të ndryshme, ama vrasësit kapen, pra i nxë drejtësia, dhe dënohen sipas ligjit, e në Kosovë ka pasur vrasje sipas dëshirës dhe porosisë, fatkeqësisht sikur të porositeshin pixa, por vrasësit vazhdojnë punën, ata pasurohen, gradohen, institucionalizohen dhe ngadaldale shpallen edhe heronj?! Ndoshta ky krahasim interesant, dhe në të njëjtën kohë alarmant nuk do të kishte kuptim sikur mos të ishte ma se e vërtet, ngase e tillë është gjendja e jonë në të cilën jetojmë, pra shkurt është përditshmëri!
Kosova e jonë në përgjithësi, dhe familjet shqiptare në veçanti humbën shumë të dashur të tyre para, dhe gjatë luftës, nga makineria vrastare gjenocidi serbo-sllav, mjerisht humbje të të dashurve ndodhën edhe pas luftës, dhe këto humbje për familjarët dhe për të njohurit e viktimave mbetet tepër e dhimbshme, dhe me plagë në zemër se si u bë që në liri të vriten njerëz me emra shqiptarësh?!.. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit