3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pakistani premton mbështetje për Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.

Thaçi i ka ofruar ambasadorit Mohamood bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të tyre në të gjithë sektorët.

Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thënë se Pakistani edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështes prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
Thaçi ka thënë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë presidenti Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit