27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Erdogani ka për të përuruar në Minsk të Bjellorusisë xhaminë e rindërtuar

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë do të përurojë më 11 nëntor në kryeqytetin e Bjellorusisë një xhami të rindërtuar nga e para me ndihmën e Diyanet-it turk.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë dhe homologu bjellorus i Erdoganit, Lukashenko, ministra dhe zyrtarë nga të dy vendet, kryetari i Diyanet-it, si dhe përfaqësues fetarë nga një sërë shtetesh.

E ngritur në vitin 1890 nga bashkësia muslimane e Bjellorusisë, e përbërë kryesisht nga tatarët, kjo xhami u shkatërrua 54 vite të shkuara nga sovjetikët, që mendonin të ndërtonin një hotel mbi themelet e saj.

Ajo është rindërtuar sipas arkitekturës tatare, dhe mund të presë gjer në 2.500 besimtarë njëherësh.

Kompleksi do të ketë gjithashtu një bibliotekë dhe një sallë për kurset e Kur’anit.

Hapja e xhamisë qe planifikuar për në fund të korrikut, por ceremonia u pezullua për shkak të shtyrjes së vizitës së Erdoganit. Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti ishte arsyeja përse u shty për më vonë kjo vizitë. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit