2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Natë tmerri në Athinë, thyhen shtëpitë e të huajve

Më të lexuarat

Banorët e Shën Pandelejmonit dhe Shën Meletius në Athinë, kanë kaluar një natë tjetër të vështirë mbrëmë, kur pati sërish episode me protagonistë anëtarët e Agimit të Artë.

Në mbrëmje banorët e zonës u mblodhën për të protestuar kundër krimit, që sipas tyre ua ka bërë jetën të padurueshme.

Në këtë klimë persona të panjohur, kanë thyer e shkatërruar xhamat e shtëpive të emigrantëve dhe hyrjet e ndërtesave të tyre, raporton BalkanWeb.

Ata sulmuan edhe gazetarin e SKAI, që ndodhej atje për të mbuluar ngjarjen. Agresorët e rrahën atë dhe i grisën kartën e identitetit të gazetarit.

Kjo është nata e dytë e trazirave, në Shën Pandelejmon, ku situatën e kanë në dorë anëtarët e ‘Agimit të Artë’ dhe policia mbërrin në vendngjarje, vetëm kur gjithçka ka mbaruar.

Situata në këtë zonë në Athinë është bërë tepër shqetësuese, me sulme të përgjakshme, me banorët e shqetësuar se nuk ndihen të sigurt as në shtëpinë e tyre dhe me goditjet mbi të huajt. Klimën e ashpërsoi plagosja e një berberi nga një emigrant dhe therja me thikë e një të huaji gjatë trazirave të djeshme. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit