Trupi i pajetë i studentit të Mjekësisë dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është varrosur në varrezat e fshatit Zllatar në Prishtinë.
Ai u varros pranë varrit të vëllait të tij Arbnorit.
Për ti dhënë lamtumirën e fundit, Astrit përveç familjarëve, aktivistëve dhe udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin mbledhur edhe shumë qytetar.
Ceremonia e varrimit të tij është bërë me rite fetare Islame, ku sipas një videoje të transmetuar live nga faqja zyrtare e “Lëvizja VETËVENDOSJE! “ shihen pamjet ku i falin namazin e xhenazes dhe i këndojnë Kuran.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153803702637000/