5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nis shitja e biletave të fundit për ndeshjen Turqi-Kosovë

Më të lexuarat

Ka nisur shtija e biletave të fundit për ndeshjen Turqi-Kosovë, e vlefshme për eliminatorët e Botërortit “Rusi 2018”. Ndeshja do të luhet në stadiumin Antalya më 12 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim, Federata Turke e Futbollit (TFF), ka konfirmuar se shitja e biletave online ka përfunduar dhe se tashmë ka nisur shitja e biletave në biletari.

Sportelet janë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 18:00 sipas orës lokale. Një person mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. Çmimet e tyre fillojnë nga 15 lira deri në 50 lira.

Nga ana tjetër, në një postim në rrjetet sociale “Milli Takımlar” e cila është pjesë e TFF, ka deklaruar se 800 biletat e fundit janë nxjerrë në shitje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit