4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sylë Hoxha: e dyshimtë vdekja e Deharit

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore në Prizren vdekjen e Astrit Deharit e konsideron të dyshimtë.

Vdekja e Astrit Deharit nga Prokuroria Themlore në Prizren është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

Këtë vlerësim e bëri të ditur për KALLXO.com Sylë Hoxha, kryeprokurori i kësaj prokurorie.

“Rasti është vdekje e dyshimtë,” tha Hoxha për KALLXO.com.

Hoxha bëri të ditur se e ka parë trupin e viktimës.

“E kam pa trupin e viktimës, ka gërvishtje në qafë e në duar (por jo gjak).Kemi informata se ka përdorë medikamente, mirëpo asgjë në shumë nuk mund të themi për momentin. Jemi në pritje të ekipeve të mjekësisë ligjore për detaje më të sigurta,” tha kryeprokurori Hoxha.

Vdekjen e aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari e konfirmuan për KALLXO.com burime nga policia në Prizren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit