3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mazreku: Basri Muja më kërkoi para

Më të lexuarat

Avni Mazreku, drejtor i Kolegjit “ISPE” dëshmoi në gjykimin e ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit.

Avni Mazreku që drejton kolegjin “ISPE” gjatë dëshmisë në gjykimin e ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit tha se Basri Muja i kishte kërkuar para sa herë që ishin takuar, ndërsa tregoi se me këtë të akuzuar është takuar më shumë se dhjetë herë.

Basri Muja bashkë me Ferdije Zhushin akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Në kohën për të cilën ngarkohen me këto akuza Basri Muja ishte ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj agjencie.

Dëshmitari Mazreku tregoi më tutje se e njeh Basri Mujën prej vitit 2008, ndërsa deklaroi se Muja nuk ia ka kthyer asnjëherë paratë që ia ka marrë.

Mazreku foli edhe për punësimin e bashkëshortes së Basri Mujës në kolegjin e drejtuar prej tij.

“Bashkëshortja e Basri Mujës i ka plotësuar kushtet ligjore për të dhënë mësim në Kolegjin ISPE, mirëpo ajo ka pasur rrogën 2-3 herë më të madhe se kolegët e saj, e kjo është bërë pasi që Basriu ka kërkuar favore,” tha Mazrreku.

Pas seancës së sotme, Gëzim Kollçaku, avokati i Ferdije Zhushit tha se dëshmitari Mazrreku as në seancën e kaluar e as në të sotmen nuk është duke u dhënë përgjigje konkrete pyetjeve të avokatëve, pasi sipas tij po u bishtnon përgjigjeve.

Në këtë proces gjyqësor bashkë me Basri Mujën e Ferdije Zhushin po gjykohen edhe Armend Muja e naim Braha.

Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje, ndërsa Naim Braha akuzohet për dhënie të ryshfetit.

Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit të kaluar, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza

Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP u arrestuan në nëntor të vitit 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit