0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buxheti i shtetit 2.1 miliard euro për 2017, procedohet në Kuvend me 31 tetor

Më të lexuarat

Kryeministri Isa Mustafa, ka njoftuar se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2 miliardë euro. Ai deklaroi se do të bëjnë përpjekje të mëdha për të përkrahur zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna, raporton lajmi.net.

Ai këtë e ka shprehur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Sipas Mustafës, Qeveria më 31 tetor, do të procedojë Projektligjin për Buxhetin për vitin 2017.

“Është paraparë një buxhet zhvillimor prej 2.1 miliard euro. Të hyrat tatimore dhe jotatimore parashihen të jenë 1,725 milion euro, që janë më të mëdha për 91 milion euro në krahasim me vitin 2016, ose për 380 milion euro më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2014, kur kjo qeveria e koalicionit e filloi qeverisjen”, tha Mustafa.

Ai më tej theksoi se me rëndësi të veçantë është se shpenzimet për investime kapitale parashihen të rriten nga 500 milion euro sa ishin në vitin 2016 në 750 milion në vitin 2017, ose për 50%.

“Këto shpenzime përpos nga buxheti i Kosovës do të financohen edhe nga burimet e jashtme, nga huazimet e brendshme, nga klauzula e investimeve dhe nga mjetet e likuidimit”.

Kryeministri Mustafa u shpreh se këto të hyra do të planifikohen si mundësi e zhvillimit, ndërkaq fillimi i projekteve të caktuara do të ndodhë në momentin kur lirohen, përkatësisht sigurohen mjetet sipas pozicioneve të caktuara.

“Ky është buxhet zhvillimor, që është në harmoni me Programin tonë të përbashkët qeverisës dhe rezultat i një pune të rëndësishme të ministrive të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit”.

“ Do të bëjmë përpjekje të mëdha për të përkrahur edhe zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna. Ky buxhet zhvillimor vjen si rezultat i konsultave mjaftë të gjata dhe substanciale me Fondin Monetar Ndërkombëtar”./lajmi.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit