3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rrëzohet raketa e lëshuar nga husinjtë në drejtim të Mekës

Më të lexuarat

Një raketë balistike e lëshuar nga milicia e husinjve, e që kishte për objektiv Mekën, u rrëzua 65 km tutje qytetit të shenjtë, bën të njohur koalicioni arab. Avionët luftarakë të koalicionit i goditën raketahedhëset në Saada, duke i shkatërruar ato.

Kryeministri i Jemenit, Ahmed bin Obeid Daghr, tha të enjten se Irani ka stërvitur mijëra luftëtarë husinj në Iran dhe në Bejrut, duke hapur kështu rrugën për agresion të milicive rebele.

“Lufta në Jemen nuk ka filluar më 26 mars 2015. Ajo, në fakt, ka filluar kur husinjtë ngritën armët kundër rivalëve të tyre politikë dhe kundër shtetit me mbështetje të qartë nga Irani, që stërviti rreth 6.000 husinj në Iran apo në Bejrut nën mbikqyrjen e ekspertëve ushtarakë,” tha Bin Daghr pas një takimi me ambasadorin francez në Jemen, Christian Tisti.

“Qeveria nuk kërkoi luftë, por ajo qe e imponuar mbi ne dhe mbi popullin e Jemenit kur husinjtë mobilizuan makinerinë e tyre të luftës duke vrarë njerëz dhe duke bombarduar shtëpi,” shtoi ai.

“Bota do ta kuptojë në fund se husinjtë janë një problem jo vetëm për Jemenin, por edhe për rajonin e më gjerë”, qenë fjalët e autoritetit të Jemenit.

Ndërkohë, marina amerikane dhe luftanijet e vendeve aleate kanë zbuluar katër dërgesa armësh nga Irani që nga prilli 2015 në Jemenin e shkatërruar nga lufta, pohoi një ditë më parë një admiral amerikan.

Arabia Saudite ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Irani nuk duhet lejuar më t’u dërgojë armë husinjve, dhe i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit për të marrë masa ndaj këtij vendi për shkelje të rezolutave të OKB-së në lidhje me këtë çështje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit