Në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi të madhe fotografia e një haxhiu i cili e ka kapur të gjallë një ujk në mal . Edhe pse duket në moshë paksa të shkuar, haxhiu nga fshatrat e rrethit të Shkupit, e ka kapur ujkun me duart e tij të fuqishme dhe nuk e lë të lëvizë.
Sipas gazetës “Lajm” të Shkupit, ujku i kapur ka bërë dëme të mëdha në bagëtinë e banorëve të fshatrave përreth.