1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush e solli Nikoliqin?

Më të lexuarat

Mos distancimi i BDI-së me kumtesë zyrtare nga manifestimi i serbëve në Zebërnjak ka shkaktuar mjaft dyshime në opinion. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se BDI nuk e mbështet atë manifestim.
Për dallim nga VMRO-DPMNE, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk u distancua me kumtesë zyrtare nga manifestimi në Zebërnjak të Kumanovës. Kjo ka shkaktuar spekulime dhe dyshime në opinion se krerët e Serbisë mund të jetë marrë vesh me ndonjë ministër shqiptarë për të organizuar këtë manifestim.

Mirëpo i pyetur nga “Lajm”, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se BDI nuk e mbështet atë manifestim, mirëpo siç thotë ai kryetarët e shteteve kanë të drejtë të marrin pjesë në ato manifestime. “Ne nuk kemi asgjë me atë manifestim, as nuk e mbështesim, as nuk kemi të bëjmë me të. Asnjë përfaqësues i BDI-së nuk ka marrë pjesë në atë manifestim. Si kryetarë shtetesh ata kanë të drejtë që të marrin pjesë në ato manifestime”, tha Osmani.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi akuzoi BDI-në për, siç thotë ai lejimin e krerëve shtetëror serb të shënojnë përvjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve. “Dje pasardhësit e Millosheviçit dhe Sheshelit, Nikoliçi dhe Daçiçi të ftuar nga BDI erdhën dhe na kujtuan gjenocidin dhe shpërnguljen e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga trojet e tyre etnike ndër të cilat Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore. BDI u lejoi vrasësve serb të defilojnë në vendbanimet shqiptare me marrëveshjen për bashkëpunim policor mes Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë, kurse dje u mundësoi të festojnë masakrën ndaj dhjetëra mijë shqiptarëve”, tha Ibrahimi.

Kundër shënimit të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës ka reaguar VMRO-Popullore e Lubço Georgievskit, e cila e quan absurditet festimin e okupimit të Maqedonisë. Kjo parti e ka cilësuar manipulim të vrazhdë deklaratën e VMRO-DPMNE-së se Qeveria nuk ka marrë pjesë në shënimin e kësaj ngjarje historike, pasi kjo ishte demantuar nga kryeministri serb, Ivica Daçiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit