10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Frikë për “fatkeqësi humanitare” në Jemen

Më të lexuarat

Varfëria dhe uria mund të kthehen në një “fatkeqësi humanitare” në Jemen, vend në të cilin prej dy vitesh vazhdon konflikti i armatosur, raporton AA.

Kryetari i Qendrës Mediatike për Studimet për Jemenin dhe Ekonominë, Mustafa Nasr, duke folur për gazetarin e AA, ka deklaruar se kanë realizuar një studim të gjerë për qytetet Sana, Hudejde, Haxhxhe, Mareb, Taiz, Aden dhe Hadramevt. Ai ka theksuar se veçanërisht qytete si Hudejde dhe Haxhxhe janë përballë një rreziku skamjes dhe urisë.

Harta e sotme e urisë ka sjellë në vëmendje një “fatkeqësi humanitare” të mundshme, ka thënë Nasr dhe më pas ka shtuar: “Konflikti i armatosur e ka ngrirë jetën në vend dhe është bërë shkak për zhdukjen e burimeve të të ardhurave për jemenasit. Nga kjo situatë është ndikuar më shumë ajo pjesë e popullsisë e cila nxirrte jetesën përmes punëve ditore.”

Rritet numri i personave që jetojnë në minimumin e jetesës

Nasr ka nënvizuar se ndihmat e bëra nga organizatat humanitare të cilat i kanë ardhur në ndihmë rreth 1 milionë e 500 mijë njerëzve, kanë ndaluar ne mars të vitit 2015. Ai ka theksuar se prej dy majash edhe nëpunësit nuk marrin rrogën e tyre. Kjo ka bërë që numri i atyre që jetojnë në minimumin e jetesës të rritet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit