14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rifat ef. Fejziç: Në Mal të Zi po promovohet gjuha e urrejtjes

Më të lexuarat

 Kreu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziç tha se ishte i befasuar dhe i prekur nga deklaratat të cilat mund të dëgjoheshin dje dhe sot në Mal të Zi nga disa politikanë dhe analistë, se qeveria e re malazeze, e cila duhet të formohet me partitë e pakicave, nuk do të jetë e qëndrueshme. Fejziç theksoi se kjo ngjason me gjuhën e urrejtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, ku asnjë parti nuk mori shumicën absolute, është e qartë se mandatet e partive të pakicave do të vendosin se kush do të ketë shumicën për formimin e qeverisë së re. Disa analistë dhe komentues të procesit politik si dhe disa politikanë sugjerojnë se qeveria me partitë e minoriteteve nuk do të jetë qeveri e qëndrueshme.
Fejziç në një deklaratë për AA tha se ai ishte prekur personalisht nga komentet dhe analizat e njerëzve nga sfera e politikës dhe organizatave joqeveritare e që mbahen për angazhim demokratik dhe evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit