9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoğan: Do të jemi pjesë e operacionit dhe bisedemeve për Musulin

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Tashmë ka nisur operacioni i Musulit. Aktualisht Shefi ynë i Shtabit të Përgjithshëm ndodhet në Amerikë, ku ka kryer bisedimet me homologët. Biseduam së bashku ku kemi diskutuar se çfarë hapash do të hedhim. Ne me keqardhje ju shprehim se nuk jemi përgjegjës nga rezultatet që do të lindin nga një operacion ku nuk ndodhet Turqia. Ne do të jemi pjesë edhe në operacion edhe në tryezë. Është e pamundur të qëndrojmë jashtë kësaj. Sepse për ne këtu shtrihet një histori”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në Kongresin Ligjor Ndërkombëtar të Stambollit. Ai në lidhje me bazën ushtarake Bashika e cila ndodhet në afërsi të Musulit është shprehur se “Aktualisht ne në Musul kemi vëllezërit tanë, kemi arabët, turkmenët dhe kurdët. Në të njëjtën mënyrë po të shkojmë drejt kufirit në afërsi të tij kemi të afërmit tanë atje. Është e pamundur që ne këtu të qëndrojmë të pandjeshëm. Askush të mos presë që ne të dalim nga Bashika, sepse ne ndodhemi atje dhe deri më sot kemi kryer dhe gjithashtu do të vazhdojmë të ndërmarrim operacione kundër organizatës terroriste DEASH”.

“Personat që marrin urdhra nga një organizatë dhe jo nga ligji nuk mund të vendosin drejtësi”

“Është e pamundur të vendosin drejtësi personat të cilët marrin urdhra nga organizata dhe jo nga ligji dhe të cilët ndërgjegjen e tyre e formësojnë sipas udhëzimeve të kreut të organizatës. Turqia ka kaluar periudha shumë të vështira për shkak të fatkeqësive gjyqësore që kanë shkaktuar anëtarët e organizatës. Pikësëpari ndjesia e besimit në institucionin e drejtësisë për një periudhë pësoi erozion. Për të përmirësuar konceptin e besimit në drejtësi i cili hapi një plagë, një paralizë në zemrën e popullit fillimisht është kusht që të ndëshkohen në mënyrën që meritojnë shkaktarët e kësaj fatkeqësie”, u shpreh në fjalën e tij Presidenti Erdoğan, duke vënë në dukje se personat që marrin urdhra nga një organizatë dhe jo nga ligji nuk mund të vendosin drejtësi.

“Çdo hap që hedhim është në përputhje me ligjet dhe kushtetutën tonë”

Ndër të tjera pasi ka theksuar se hapat e hedhur në luftën kundër FETO-s janë në përputhje me ligjet Erdoğan ka shtuar: “Gjyqësori i cili më 17-25 dhjetori ishte një mjet i një tentative për puç, këtë herë ai na doli përballë si një institucion që ka dhënë reagimin dhe më të shpejtin kundër puçit. Sepse në këtë proces në saje të rregulloreve të kryera gjyqësori duke dalë nga drejtimi i organizatës terroriste FETO, ai u shndërrua në një gjyqësor i popullit. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Në të njëjtën mënyrë edhe sot anëtarët e organizatës terroriste që nga gjyqësori e deri tek institucionet tona po i largojmë në mënyrë të vendosur pa bërë lëshime nga shteti ligjorë. Çdo hap që hedhim është në përputhje me ligjet dhe kushtetutën tonë”.

Duke rikujtuar kërcënimin e terrorizmit në kufirin sirian Erdoğan ka theksuar: “Vija kufitare me Sirinë është 911 km. Na shprehen se ata që nuk kanë as edhe një lidhje të largët apo të afërt me Sirinë kanë të drejtë që të hyjnë në Siri, ndërsa kur vjen puna tek ne na thonë që ‘si mund të hyni ju atje kur vrasësi Asad nuk ju ka thirrur’? Ne i themi më vjen keq, por ne hyjmë. Sepse ndodhemi nën kërcënimin e terrorizmit, dhe kur vendi ynë kërcënohet nga predhat, mortajat, raketat e atij vendi ne shkojmë. Duke përdorur të drejtën e vetëmbrojtjes që edhe ju e dini këtë ne hymë atje”.

Ndër të tjera pasi ka theksuar se SHBA-ja nuk ka mbajtur premtimin e dhënë në çështjen e Munbixh-it Presidenti Erdoğan ka shtuar më tej: “Forcave të koalicionit, kryesisht SHBA-ve iu drejtohemi: Mua më keni dhënë një premtim për Munbixh-in. Kemi biseduar në telefon me presidentin i cili më ka shprehur ‘Kategorikisht atje nuk do të hyjnë PYD, YPG’. E kemi bërë të ditur se PYD është një organizatë terroriste. YPG është një organizatë terroriste. Është një organizatë terroriste, zgjatimi i PKK-së. Mbani premtimin e dhënë se nuk do të hyjnë këtu. Taksa popullata aty është 95 për qind arabe ata nuk mbajtën fjalën e dhënë dhe futën PYD-në me YPG-në. Sigurisht që pasi nuk mbajtën fjalën ne bëmë dhe bëjmë atë që është e duhur. Gjithashtu edhe këtë mëngjes ia kemi përcjellë këtë që nuk kanë mbajtur premtimin e dhënë, dhe nëse nuk pastroni rajonin atje nga PYD-ja dhe YPG-ja ne nuk mund të veprojmë bashkërisht me ju. Pra në një situatë ku ne jemi partnerë strategjikë me forcat e koalicionit, në NATO dhe kryesisht me Amerikën, ju bashkëveproni me organizatën terroriste dhe nuk bashkëveproni me ne. A ka ndonjë shpjegim logjik kjo ? A ka ndonjë vend në ligj? A mundet një gjë e tillë? Po shkelet ligji, dhe po përdhoset ligji ndërkombëtar. Për shkak të kësaj, në vendin ku nuk mbizotëron drejtësia ka mizori”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit