1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdoğan: Baza jonë do të vazhdojë të qëndrojë në Bashika

Më të lexuarat

RIZE (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në një ceremoni përurimi në qytetin e Rize-s, ka deklaruar se anëtarët e organizatës terroriste FETÖ, nuk do të jenë më shtetas të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë thamë? Thamë që do të hyjmë në rrënjët e tyre. Ata do të ikin, ndërsa ne do ti ndjekim. Dhe siç e shikoni po i ndjekim. A po i ndjekim? A po ikin? Le të ikin ku të duan. Tanimë le të jenë shtetas të vendit ku shkojnë. Tani ata nuk do të vazhdojnë të jenë më shtetas të këtij vendi”, ka thënë Presidenti Erdoğan.

Ndërsa duke i’u drejtuar kryeterroristit të FETÖ-s, Gülen, Presidenti Erdoğan tha: “Nëse ke qoftë edhe pak trimëri, atëherë kthehu në vendin tënd. Hajde dhe mos qëndro i fshehur në SHBA. Eja dhe dil përpara drejtësisë. Nuk vjen dhe a e dini përse? Lavdia e frikacakëve është arratisja. Kanë frikë.”

Presidenti i Turqisë Erdoğan ka folur edhe për çështjen e operacionit për shpëtimin e Musullit. “Më falni, por ne nuk mund të lejojmë që Musullin t’ia dorëzojmë organizatave terroriste si DEASH-i apo të tjerave” ka thënë ai në fjalën e tij.

Ndërkohë në vijim të fjalës së tij shtoi: “Ministri i Punëve të Jashtme sot gjatë takimit në Lozanë do të sugjerojë një plan. Ne jemi gati të jemi në koalicionin ndërkombëtar për luftën kundër DEASH-it. Ndërsa në lidhje me bazën tonë ushtarake në Bashika, askush të mos flasë. Ajo bazë do të qëndrojë atje. Do të qëndrojë. Pasi Bashika është një garanci për Turqinë kundër sulmeve të organizatave terroriste.”

“Jemi duke përparuar drejt Dabık-ut”

Ndërsa në lidhje me ofensivën “Mburoja e Eufratit” Presidenti Erdoğan tha: “Hymë në Jarabulus. Më pas në El Rai. Tani jemi duke përparuar drejt Tabık-ut dhe një zonë prej 5 mijë kilometrash do ta shpallim zonë sigurie. Ne nuk kemi asnjë pretendim territorial me asnjë, por në shtetin tonë ka 3 milionë refugjatë. Të përgatisim vendin dhe ata të shkojnë në vendin e tyre. Duam që ata të jetojnë të sigurtë në vendin e tyre.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit