-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bill Gates flet mbi Windows 8

Më të lexuarat

Në videon e postuar në fillim të javës, kryetari i Microsoft-it dhe njëkohësisht, ish-shefi ekzekutiv i tij foli mbi sistemin e ri operativ dhe mbi faktin se sa i rëndësishëm është ai për të ardhmen e kompanisë.

Gates, që u largua nga posti i shefit ekzekutiv në Microsoft në vitin 2000 duke reduktuar gradualisht aktivitetin e tij në kompani për t’iu përkushtuar totalisht Fondacionit Bill & Melinda Gates, flet i entuziazmuar mbi potencialin e Windows 8 dhe Windows Phone 8.

Ai nuk le pa përmendur edhe presionin e jashtëm që po rëndon mbi kompaninë deri në lançimin e sistemit. “Është një produkt tepër kritik. Ai e çon Windows-in në botën e pajisjeve me prekje që konsumojnë pak energji, duke u dhënë njerëzve më të mirën e tabletëve dhe PC-ve,” u shpreh Gates.

Gjatë viteve të kaluara, Gates e orientoi Microsoft-in drejt “ndërfaqeve natyrore të përdoruesit”, një term që përdoret për adaptimin e metodave të tjera në marrjen e inputeve, përveç mouse-t dhe tastierës, si p.sh prekja ose zëri.

Gates është një nga personat e parë që zotëron një tablet Surface

Gates prezantoi që në vitin 2001 një kompjuter tablet me diktim zëri, edhe pse ato produkte nuk rezultuan të suksesshme. “Microsoft po eksperimenton me tipe të ndryshme inputi”,- thotë Gates.

“Input përmes zërit, jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe inputin përmes kamerave, që e shihni tashmë edhe në botën e TV, që do të jetë po ashtu pjesë e PC-ve.” Gates është një nga personat e parë që zotëron një tablet Surface dhe thotë se ia tregon atë me krenari sa më shumë njerëzve që mundet.

“Surface ka këtë ide: A mund të keni një tablet edhe më të mirë, por që të përmbajë edhe karakteristika që i gjeni në një PC?” shtoi Gates.

Ai nuk përmendi se ndaj cilit tablet Surface supozohet të jetë “më i mirë”, edhe pse është e qartë se po i referohej iPad-it.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit