0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çka nënkupton dhe nuk nënkupton toleranca fetare?

Më të lexuarat

Arian Xhezairi përmes një postimi në Facebook ka shprehur disa parafrazime mbi situata të krijuar për të treguar se çfarë nënkupton dhe nuk nënkupton petku i tolerancës fetare.
Ky është statusi i tij i plotë: “Toleranca ndërfetare nënkupton ta pranosh përzgjedhjen e tjetrit për t’besue atë që do dhe t’i kryej lirshëm ritualet që dalin nga besimi i tij.
Tolerancë ndërfetare gjithashtu nënkupton t’mos diskriminosh dikë tjetër për besimin të cilit i përket.
Tolerancë ndërfetare nuk do të thotë që përmes influencës dhe trysnisë së pushtetit ta imponosh objektin tënd fetar përpara hundëve të tjetrit, ndërkohë që ke mobilizuar anëtarët e komunitetit tënd t’kundërshtojnë ndërtimin e njëobjekti fetar të besimit të kundërt.
Tolerancë ndërfetare nuk do të thotë as kur mediumi publik që mbahet me taksat e shumicës së një besimi, të promovojë paturpësisht inagurimet e objekteve fetare të një besimi tjetër, përderisa një gjë të tillë nuk e bën asnjëherë për komunitetin e besimit dominues.
Tolerancë ndërfetare aq më tepër nuk do të thotë kur pushteti hapur e pahezitim anon e favorizon një besim kundër një tjetri, merr pjesë në inagurime e festa të vetëm një besimi, ndërkohë që persekuton, burgos, injoron e ofendon anëtarët e komunitetit tjetër, edhe atëherë kur janë shumicë.
Këto në fakt janë jotolerancë fetare. Janë shpërfillje e hapur dhe precedent i përçarjes dhe krijimit të ndasive ndërkomunitare.
Meqenëse përfaqësuesit e komunitetit shumicë për t’mos luhatur rehatinë e kolltuqeve të tyne zgjedhin të heshtin, s’shprehin pakënaqësi mbi këtë fenomen që lëshon rrënjë çdo ditë e më shumë, për më keq ndodhë edhe ka prej tyre që n’emër të kësaj tolerance fallco të shpifur prezentojnë në evente të tilla nënçmuese, duhet anëtarëve të komunitetit t’dëmtuar të na e ngrit vetëdijen për zymtësinë që sa vjen e shtrihet çdo ditë e më shumë sipër nesh.
Si musliman i këtij vendi unë zgjedh t’mos hesht për tentimin gradual që t’më asimilojnë e t’zhdukin çdo gjurmë të fesë time dhe traditës së saj të trashëguar për qindra vite me radhë. Kësisoji do t’flasë e do e të shkruaj mbi këtë maskarallëk dhe mospajtimin tim me të, qoftë edhe t’jetë më e forta që mund t’bëj.
I ankohem Zotit, tek Ai mbështetem, i kërkoj t’më jap urtësi, dije e forcë, që t’kundërshtoj mençur, t’përballem guximshëm, por edhe t’më ndihmojë Ai duke u hakmarrë për padrejtësinë që m’bëhet mua si besimtar i fesë së Tij, në këtë vend plot me pushtetarë e maskarenjë të poshtër.”
#TaThotVellai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit