Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – bajramit është të premten më 26 tetor 2012.
Megjithëqë, në Takvimin e këtij viti ka qenë e paraparë që dita e Kurban – Bajramit të jetë më 25, caktimi i ditës së Arafatit nga autoritet e Arabisë Suadite, ka bërë që Kryesia e BIK të marrë vendim që dita e parë e Bajramit të jetë më 26 tetor, kjo edhe për faktin se fetarisht prerja e kurbanit nuk mund të bëhet derisa haxhilerët janë në Arafat.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!
/BIK/kohaislame