3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Këto janë brendet më të shtrenjta në botë – për vitin 2016

Më të lexuarat

Vitin e katërt me radhë “Apple” fitoi vendin e parë në mesin e markave më të shtrenjta në renditjen botërore të “Interbrand”.

Matjet për vitin 2016 tregojnë se krejt brendi teknologjik është renditur me 178 miliardë, ose 5% më shumë se një vit më parë.

Në vendin e dytë vjen “Google”, me 133 miliardë dollarë dhe në pozitën e tretë është “Coca Cola”, me 73 miliardë dollarë.

Top 5 plotësohet me “Microsoft” dhe “Toyota”, vlerësimet e të cilave mbërrijnë në 72.7 miliardë dollarë, respektivisht 53.5 miliardë dollarë.

Në mesin e dhjetë markave më të shtrenjta në botë janë ende “IBM”, “Samsung”, “Amazon”, “Mercedes” dhe “General Electric”.

Rritjen më të fortë në vlerësimin nga viti i kaluar ka bërë “Facebook”, shkruan albinfo.

Rrjeti social tashmë renditet në pozitën e 15-të, rritet me 48%, deri në 32.59 miliardë.

Tregojnë rritje më serioze edhe “Amazon” (33%), “Lego” (25%), “Nissan” (22%), “Adobe” (21%) dhe të tjerët.

Në top 10-shin janë vetëm tri kompani, të cilat nuk janë amerikane – marka japoneze e automjeteve “Toyota”, e Koresë së Jugut “Samsung” dhe ajo gjermane “Mercedes”.

Nga 11 deri në pozitën e 20-të është ende “BMW”, “McDonalds”, “Disney”, “Intel”, “Facebook”, “Cisco”, “Oracle”, “Nike”, “Louis Vuitton” dhe “H & M”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit