2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

FSK do të parakalojë në Tiranë

Më të lexuarat

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për herë të parë do të shihet në parakalim përkrah Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë edhe një forcë tjetër.

Prej më shumë se një muaji 65 pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë grumbulluar në Istog, në kazermën që mban emrin “Ushtarët e NATO-s”.

Çdo ditë, ata janë duke bërë përgatitjet për marshimin që do ta bëjnë për herë të parë, dhe atë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Pjestarët që sapo kanë filluar të trajnohen në dy pjesë. Në pjesën fizike e cila do të ndihmojë shumë në qëndrueshmërinë e tyre gjatë trajnimit këtu dhe gjatë marshimit atje. Dhe, në perfeksionimin e lëvizjeve të drillit, lëvizjeve të rregulloreve rreshtore që ata të jenë sa më koherent me njëri-tjetrin dhe të kenë një kohezion të mirë gjatë marshimit”.

Stërvitjet e këtij kuadrati të formuar enkas për 28 Nëntorin, do të vazhdojnë deri pak ditë para kësaj date.

“Duke e parë rëndësinë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe duke e parë që është një privilegj shumë i madh për FSK-në të marrë pjesë me një kuadrat si forcë mbrojtëse dhe si ushtri në Republikën e Shqipërisë atëherë e kemi paraparë që të bëhet një trajnim pak më i gjatë, një trajnim rezident, 24 orë, dhe të del sa më mirë fundi”.

Për pjestarët e FSK-së, të kuadratit për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të marrësh pjesë në marshimin për 100 vjetorin e shtetit shqiptar është krenari.

“Është një ndjesi shumë e mirë, është privilegj dhe nder të marrësh pjesë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne po mundohemi të japim maksimumin në stërvitje dhe shpresoj që do të paraqitemi shumë mirë”.

“Për neve është një krenari shumë e madhe, mund të them krenaria më e madhe që unë kam përjetuar…”.

Në maj të këtij viti, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë i pati bërë ftesë publike Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në paradën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për çfarë miratimi kishte ardhur menjëherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit