0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

5 te mirat e specave per shendetin tuaj

Më të lexuarat

Përveçse përmbajnë vitamina dhe i japin shije çdo lloj gatimi, specat ndihmojnë edhe ne shërimin e disa sëmundjeve. Ja lista e te mirave qe sjellin këto perime.

Specat ndihmojnë ne djegien e yndyrnave

Djegës apo jo, specat ndihmojnë për t’u dobësuar. Kërkimet e ndryshme kane treguar se capsicina ndalon zhvillimin e qelizave dhjamore. Një tjetër studim tregon gjithashtu se disa lloj specash kane një lloj përbërësi te quajtur Ch-19 Sweet, te ngjashme me capsicinen dhe qe ka efekte pozitive për metabolizmin.

Specat parandalojnë shfaqjen e artritit

Një gjysme filxhani (125ml) spec i grire, i kuq apo i verdhe, përmban dyfishin e vitaminës C qe rekomandohet te merret ne dite. Një studim i Universitetit te Manchester-it ka treguar se vitamina C ul rrezikun e problemeve me artritin rreth tre here.

Specat djegës, ulin rrezikun për kancer gjiri

Një cope e vogël spec i kuq djegës përmban thuajse 1/3 e nevojave për karatenoid qe kemi gjate një dite. Mund ta përdorni edhe neper sallata te ndryshme. Një studim ka zbuluar se femrat qe ishin ne menopauze dhe konsumonin çdo dite karatenoid, kishin rreth 17% me pak rrezik te prekeshin nga kanceri i gjirit. Ky përbërës bllokon veprimin e estrogjenit.

Specat janë te mira për mos grumbullimin e kolesterolit

Capsiciana ka te tjera efekte pozitive për shëndetin. Te konsumosh çdo dite nga pak spec do te thotë te largosh kolesterolin. Sa me i forte te jete ai aq me shume capsicine përmban.

Specat mbrojnë zemrën

Djegës apo jo specat përmbajnë vitamine B. Nëse bananet përmbajnë rreth 36% vitamine B6, speci i kuq përmban 35%. Një studim japonez i këtij viti ka treguar se femrat nga mosha 40-79 vjeç, te cilat kane plotësuar një pyetësor, kane treguar se vitamina B6 dhe acidi folik ishin përbërës te rëndësishëm për te qene ne forme dhe rreziku për te pasur probleme cerebrale apo me zemrën ulej ndjeshëm. (marre nga Plaisir Sante)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit