1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Biseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin

Më të lexuarat

Kur vije puna në përzgjedhjen e njerëzve që përfaqësojnë interesat e Partisë Demokratike në borde, i vetmi dallim mes Zenun Pajazitit dhe Njazi Kryeziut është se Pajaziti nuk i shan ata që nuk janë “të tyre”. Veprimet janë identike.

Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit rajonal të Gjilanit, “Hidromorava” ishte bërë me anë të telefonit. Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ia lexonte emrat e kandidatëve, shefit aktual të Grupit Parlamentar, Zenun Pajaziti.

E, Pajaziti i përzgjidhte ata, duke thënë “ky është i joni”, ky nuk është “i joni”.

Në një bisedë telefonike mes Grabovcit dhe Pajazitit të zhvilluar më 6 dhjetor 2011, tregon për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit dhe veprimeve të Zenun Pajazitit.

Insajderi, sjell këtë bisedë një ditë pasi Prokuroria Speciale zgjeroi hetimet kundër, Zenun Pajazitit, ish-ministrit të Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Ilhami Gashi, kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashi dhe ish-shefes së Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Ata, po hetohen për dy vepra penale së bashku me Adem Grabovcin. Tetë zyrtarët e lartë të PDK-së, dyshohen për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Paraziti, mohoi të martën se është i përfshirë në aferën e përgjimeve. Ka thënë se nuk është ftuar nga Prokuroria në kurrëfarë cilësie.

“E para që dua të them është se kurrë nuk kam asnjë lloj informate lidhur me këtë punë. Kurrë prej drejtësisë nuk jam ftuar, bile as në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Pajaziti.

“Ndërsa, e dyta që dua të them, lidhur me ato përgjimet që kanë dal prej presidentit e poshtë, meqë zoti Grabovci ka folur me të gjithë, tash se di çka është fjala. Nëse jemi objekt i hetimit të gjithë është në rregull, por nuk do të thotë që jemi të përfshirë në ndonjë rast të kundërligjshëm”.

Në kuadër të rishikimit të përgjimeve për shkak të shmangies së ndonjë bisede me interes për publikun, Insajderi sjell të plotë bisedën mes Grabovcit dhe Pajazitit.

Pajaziti ndodhej në Turqi, kur bënte përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të “Hidromoravës”.

Grabovci ia lexon emrat Pajazitit, duke nisur nga kandidatja Vjollca Sinani.

“Qita emra…, Vjollca Sinani, Xhelal Selmani, Arianit Sllamniku, Avdyl Hasani, Shaqir Ukshini, Zijer Arifi, Ali Ismajli, Naim Mulaj, Xhafer Xhelili…”, thotë Grabovci, duke e pyetur se a janë të PDK-së apo jo.

Përzgjedhja e tyre duhej të bëhej atë ditë, sepse të nesërmen në ora nëntë do të votoheshin.
“Për n’bord kon donë me çu vlla”, e pyet Grabovci, Pajazitin.

“Nëse munesh veç me m’i çu, diqysh n’emell sonte diqysh t’i këqyri edhe niherë”, thotë Pajaziti.

“Vera, Vera, kush osht Vera Rexhepi”, e pyet Grabovci.

“Tybe s’pe njoh”, ia kthen Pajaziti.

“Fatmire Ismajli – Januzi”, vazhdon Grabovci.

“As kta s’pe njoh”, shton Pajaziti.

“Izet Thaçi”, vazhdon Grabovci.

“As kta”, përgjigjet Pajaziti.

“Sabri Shkodra”, thotë Grabovci, teksa lexon listën.

“Po kta pe di tash, po nuk pe di cili osht. A osht i vjetri a i riu a”, shton Pajaziti.

“Kujtim Gashi”, vazhdon më tej Grabovci.

“Po, ky i joni osht”, konfirmon Pajaziti.

“E Shpresim Vranoci”, e pyet Grabovci, teksa merr pohimin nga Pajaziti se nuk është i tyre.

“E Azem Mujku”, pyet Grabovci.

“Ky veç osht n’bord se kisha çu ma”, sqaron Pajaziti. “Ky veç osht, osht dikun, osht naj njo”.

“Gzim Pajaziti”, vazhdon Grabovci.

“Po bon me shti, tani e kqyrum”, ia kthen Pajaziti.

“Halil Bajrami”, vazhdon Grabovci.

“S’pe di, s’pe di kush osht”, thotë Pajaziti.

“Elisa Ymeri”, e pyet sërish Grabovci.

“Po bon me shti”, thotë Pajaziti.

“Izet Zeqiri”, vazhdon Grabovci.

“S’pe di kush osht”, ia kthen Pajaziti.

“Adnan Hoxha”, vazhdon Grabovci, duke lexuar listën e emrave.

“Se di… Bon me shti”, thotë Pajaziti. “Edhe Ukshini a ke njo”?

“Po”, ia kthen Grabovci..

Biseda e plotë mes Grabovcit dhe Pajazitit

Grabovci: Alo

Pajaziti: Urno, urno!

Grabovci: Zenun, a je ti?

Pajaziti: Po unë jam, Adem.

Grabovci: Ç’kemi, kah je kshtu?

Pajaziti: Jom n’Stamboll, nesër kthena.

Grabovci: A?

Pajaziti: N’Stamboll jom, n’Turqi.

Grabovci: E…, n’dëgjo mirë.

Pajaziti: Fol.

Grabovci: Vjollca Sinani…

Pajaziti: A?

Grabovci: Qita emra…, Vjollca Sinani, Xhelal Selmani, Arianit Sllamniku, Avdyl Hasani, Shaqir Ukshini, Zijer Arifi, Ali Ismajli, Naim Mulaj, e… Xhafer Xhelili…

Pajaziti: (nuk kuptohet)

Grabovci: A?

Pajaziti: A janë marr vesh dikush?

Grabovci: Nuk osht marr vesh kërkush, po për qita t’thirra unë.

Pajaziti: A dreqi e marrtë.

Grabovci: Se nesër…

Pajaziti: N’sa ora duhet nesër?

Grabovci: Nesër, nesër, n’ora, 9.

Pajaziti: Unë mrri për këtë pikë, besoj.

Grabovci: Jo, jo, e ki për bordin “Hidromorava” .

Pajaziti: Aha, aha…

Grabovci: Për n’bord kon donë me çu vlla?

Pajaziti: A don…, a nesër votohet a?

Grabovci: Po nesër bohet përzgjedhja e tynev.

Pajaziti: Au.. ani nëse munesh veç me m’i çu, diqysh n’imell sonte diqysh ti këqyri edhe niher…

Grabovci: E…, Vera, Vera, kush osht Vera Rexhepi?

Pajaziti: Tybe s’pe njoh a.

Grabovci: Fatmire Ismajli – Januzi?

Pajaziti: As kta s’pe njoh.

Grabovci: Izet Thaçi?

Pajaziti: As kta.

Grabovci: Sabri Shkodra?

Pajaziti: Po kta pe di tash, po nuk pe di cili osht. A osht i vjetri a i riu a?

Grabovci: Kujtim Gashi?

Pajaziti: Po, ky i joni osht.

Grabovci: I joni?

Pajaziti: Po.

Grabovci: E Shpresim Vranoci?

Pajaziti: Jo.

Grabovci: E Azem Mujku?

Pajaziti: Ky veç osht n’bord s’e kisha çu ma.

Grabovci: A?

Pajaziti: Ky veç osht, osht dikun, osht naj njo.

Grabovci: Aha…, Gzim Pajaziti?

Pajaziti: Po bon me shti, tani e kqyrum.

Grabovci: Halil Bajrami?

Pajaziti: S’pe di, s’pe di kush osht.

Grabovci: Elisa Ymeri?

Pajaziti: Po bon me shti.

Grabovci: Ë.., Izet Zeqiri?

Pajaziti: S’pe di kush osht.

Grabovci: Adnan Hoxha?

Pajaziti: Se di… Bon me shti.

Grabovci: Okej, qita jon, hajt.

Pajaziti: Edhe Ukshini a ke njo?

Grabovci: Po, po, po.

Pajaziti: Hajde kqyrum pra po s’po di. E nesër a vendoset a?

Grabovci: Paj…, niherë hin kjo lista e ngushtë, atëherë shohim, hajt.

Pajaziti: Po s’ish kanë mirë pa fol kështu niherë.

Grabovci: Nesër e kanë caktu takimin.

Pajaziti: A?

Grabovci: Nesër e kanë ata.

Pajaziti: A nesër e kanë, aha…, u kry.

Grabovci: Hajt këqyr, nëse ki diçka tani m’tregon, tung.

Pajaziti: Hajde shoq, çao çao. /Insajderi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit