-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Opozitarët sirianë përparojnë drejt qendrës së Hama-s

Më të lexuarat

Grupet opozitare siriane gjatë sulmeve të tyre në veri të qytetit të Hama-s, kanë mundur të marrin kontrollin e 5 fshatrave duke iu afruar qytetit deri në 5 kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas nisjes së operacioneve muajin e kaluar në rrethinat e Hamas, grupet opozitare janë afruar shumë drejt qendrës së këtij qyteti i cili njihet si një nga fortesat e regjimit të Asadit.

Në këtë operacion marrin pjesë Ushtria e Lirë Siriane (ULS) dhe grupe të tjera opozitare.

Ebu Maxhid, një nga komandantët e ULS në një deklaratë për gazetarin e AA përmes një lidhjeje telefonike ka konfirmuar se opozitarët kanë marrë nën kontroll 5 fshatra dhe se janë vetëm 5 kilometra larg qendrës së Hama-s.

Grupet opozitare nisën një valë sulmesh në Hama muajin e kaluar me qëllim thyerjen e rrethimit të regjimit në zonat e kontrolluara prej tyre në qytetin e Halepit. Në këtë mënyrë ata po punojnë që të tërheqin forcat e regjimit në jug.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit