-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nju-Jork: Mbahet marshimi i myslimanëve

Më të lexuarat

Në Nju-Jork të SHBA-së është organizuar marshimi i 31-të me rastin e ditës së myslimanëve.

Tema e marshimit të këtij viti që u organizua në Manhattan ishte “Për Allahun dhe vendin”, ndërsa në marshim morën pjesë grupe të ndryshme myslimane që jetojnë në SHBA, të cilët në duar mbanin pankarta me mesazhe për paqe dhe flamujt e vendeve myslimane.

Në këtë marshim krahas myslimanëve të cilët kanë emigruar nga vende të ndryshme në SHBA, merrnin pjesë edhe klerikë të shumtë, kryetarja e Parlamentit të Nju-Jorkut, Melissa Mark-Viverito dhe Avokatja e Popullit në këtë qytet, Letitia James.

Pas këtij marshimi ku morën pjesë edhe policët myslimanë të Departamentit të policisë së Nju-Jorkut, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në sheshin ku ishte mbledhur turma hapi një stendë për aplikime në punësimi për pjesëtarët e komunitetit mysliman. Dihet se FBI planifikon të punësoj më shumë myslimanë në radhët e saj.

Hizir Han me prejardhje nga Pakistani, i biri i të cilit ishte vrarë në Irak në radhët e ushtrisë amerikane, në fjalën e tij të mbajtur në cilësinë e “Mjeshtrit të ceremonisë” të Ditës së Marshimit të Myslimanëve, u bëri thirrje myslimanëve për të votuar në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor dhe të dalin kundër çdo dhune.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit