1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Prifti kryen marrëdhënie seksuale me jetimen 14-vjeçare, por gjykata thotë se ishte “dashuri”

Më të lexuarat

Ai bënte seks me një vajzë 14-vjeçare, edhe pse ishte një prift. Megjithatë, gjykatësi e ka shpallur të pafajshëm për shkak se ata të dy “e donin njeri-tjetrin”, edhe pse ajo ishte minorene dhe ai sot është 60-vjeç.

Ngjarja zë fill vite më parë kur Don Marino.G ishte pastor në një qytet në provincën Campobasso në Itali. Për një vit, ai ka pasur marrëdhënie seksuale me G.V., sot 14-vjeçe. Siç shkruan sot e përditshmja italiane “Il Tempo”, vajza ishte jetime kur shkoi te Don Marino për të gjetur përkujdesjen që nuk mund të merrte nga prindërit e saj.

Më pas, lindi marrëdhënia seksuale dhe denoncimi u bë vetëm muaj më pas. Gjykatësi i cili ka marrë përsipër ngjarjen, vendosi që mes të dyve kishte lindur një dashuri e vërtetë dhe nuk mund të konsiderohet pedofili.

Vajza tha se dhuna e pastorit ka shkaktuar çrregullime mendore dhe fizike për të, si dhe e ka çuar drejt anoreksisë.

Ligji italian parashikon që një vajzë 14-vjeçare mund të bëjë seks me një burrë të rritur, por vetëm nëse ka konsensus dhe nëse nuk pëson presione të tilla për t’u konsideruar e paaftë për të kuptuar dhe për dashur.

Vajza mund të përfshihet në këtë kategori, raporton media italiane, pasi ajo dhe prifti u takuan fill pas vdekjes së prindërve të minorenes dhe vajza ishte në një gjendje të dobët.

Por, sipas gjykatësit nuk kemi të bëjmë me abuzim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit