1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

6 zakone të këqija prej të cilave duhet të hiqni dorë

Më të lexuarat

Suksesi kërkon aftësi profesionale, vëmendjen e duhur, përqendrim dhe shumë energji. Prandaj ju duhet t’i pranoni vetes suaj zakonet e këqija dhe të hiqni dorë prej tyre dhe të përparoni. Disa prej të cilave janë si më poshtë:

1. Të qenët i përsosur

Kjo është një nga zakonet më të këqija. Stresi i të qenit i përsosur ju largon çdo ide të re dhe ju pengon edhe në ecurinë e punës duke ua ngadalësuar procesin.

Krijojani vetes mundësinë për të qenë të lirë edhe në rast se do të gaboni. Bëni drafte edhe pse një pjesë e madhe e tyre do të mbetën vetëm në letër. Gjithmonë mund ta ndryshoni atë që keni nisur, nuk është e thënë që të qëlloni që me të parën.

2. Të qenët i shpërqendruar

Lundrimi në internet, përgjigjja e një telefonate, dërgimi i një mesazhi me celular janë disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e shpërqendrimit në punë, ndaj këshillohet që të hiqni dorë prej tyre gjatë kohës kur jeni duke punuar.

3. Mos e fikni zilen e mëngjesit

Studime të shumta kanë treguar se 15 minuta gjumë më shumë nuk do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më të shplodhur por përkundrazi do të ndikojnë negativisht. Nëse zgjoheni njëherë dhe bini të flini sërish do ta keni shumë më të vështirë për t’u zgjuar në kohën e duhur dhe për të pasur një performancë sa më të mirë gjatë ditës.

4. Çdo punë ka kohën e saj. Mos e shtyni atë për më vonë

Çdo punë ka kohën e saj, prandaj këshillohet që asgjë mos shtyhet për një moment tjetër sepse mund të lindin punë të tjera dhe pastaj bëhet i pamundur dorëzimi në kohë i të gjithave.

5. Të qenët shumëfunksional

Askush nuk mund të bëjë shumë gjëra në të njetën kohë, prandaj nëse mendoni se mund ta bëni një gjë të tillë gaboheni. Studime të shumta kanë treguar se të qenët shumëfunksional ndikon në memorien tuaj afat shkurtër duke bërë që të harroni shumë prej gjërave që duhet të bënit.

6. Të qëndruarit gjatë në një pozicion

Qëndrimi gjatë para kompjuterit është një zakon shumë i keq, nga i cili duhet të hiqni dorë shumë shpejt. Një gjë e tillë ju bën keq si për shtyllën kurrizore ashtu edhe për sytë duke ju krijuar edhe lodhje mendore. Shkëputuni çdo 20 minuta dhe do të shikoni që një gjë e tillë do të ndikojë në rritjen e produktivitetit tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit