0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Jahjaga: Turqia në mbështetje të integritetit të Kosovës

Më të lexuarat

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka vlerësuar të hënën se Turqia vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës si dhe në konsolidimin ndërkombëtar të vendit.

Në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Naim Shahin, presidentja Jahjaga tha se Kosova ka dëshmuar se është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, që respekton plotësisht të drejtat e njeriut dhe theksoi se në këtë rrafsh komuniteti turk në Kosovë është i integruar plotësisht në shoqëri dhe po luan një rol konstruktiv.

Presidentja vlerësoi se përfshirja e komunitetit turk në të gjitha nivelet e qeverisjes në Kosovë dëshmon përkushtimin për ndërtimin e një shteti demokratik.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Idris Naim Shahin, theksoi se të dyja vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira mes vete dhe theksoi rëndësinë e avancimit të tyre në të ardhmen.

Ai tha se Kosova është një shembull shumë i mirë i një shteti shumëkombësh dhe theksoi se komuniteti turk në Kosovë është urë lidhëse mes dy vendeve.

Ministri Shahin tha se Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë atë në fusha të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit