8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çavuşoğlu në Londër: Qyteti Rakka në Siri është baza e DAESH-it

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë qëndrimit në Londër deklaroi se “Operacioni i Mosul-it dhe operacioni i Rakka-s janë të rëndësishëm nëse dëshirojmë që të pastrojmë plotësisht DAESH-in nga Siria dhe Iraku”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, bëri një deklaratë për media pas takimit ku u diskutua vizioni i ri me tre faza që parashtroi Komiteti i Lartë Negociator i përbërë nga opozitarët sirianë që u mbajt në Londër.

Duke rikujtuar se bashkëkryesuesit në çështjen e armëpushimit Rusia dhe SHBA-të kanë kontribute, Çavuşoğlu tha se opozita ka kryer një prezantim për fillimin e negociatave dhe zgjidhjen e përhershme politike në Siri.

“Si vende ideatore ne kemi shprehur mendimet tona për armëpushimin dhe zgjidhjen politike. Ishte një takim i frytshëm në kohë të mirë. Për këtë shpreh përgëzimet e mia për Sekretarin e Jashtëm britanik Boris Johnson i cili menjëherë pas tentativës për grusht shteti më telefonoi, ku edhe ditën e sotme ka theksuar edhe njëherë mbështetjen ndaj Turqisë. Kami patur takime dypalëshe edhe me ministrin e Jashtëm francez dhe me koordinatorin e opozitarëve Rijad Hixhab”, theksoi Çavuşoğlu.

– “Fokusi nuk duhet të jetë vetëm tek një person” –

Ai vuri në dukje se opozitarët sirianë janë përgatitur mirë me dokumentet dhe vizionin e paraqitur në Londër. Sipas tij, e rëndësishme është zbatueshmëria e tyre, për të cilën duhet të japin mbështetje të gjithë.

“Në të vërtetë nuk është e drejtë që fati i një vendi të lidhet me një person. Do të jetë më realiste që të qëndrohet mbi persona që të mbështeten dhe të pranohen nga të gjithë. Pas kësaj edhe ju e vëreni se opozita e ka të pamundur të pranojë Asadin. Sepse pranimi i Asadit do të thotë që konfliktet, kaosi të vazhdojë. Prandaj nuk duhet të përqendrohemi vetëm tek një person dhe duhet të bisedohet e ardhmja e Sirisë. Vizioni i paraqitur nga opozitarët përfshin tërësisht këtë, dhe për mendimin tim është realiste por këtë duhet ta vërejnë edhe vendet që mbështesin Asadin”, tha ministri turk.

– “Nuk është në gjë që Turqia mund ta bëjë të vetme” –

Ndërsa në lidhje me lajmet se “bashkë me SHBA-të mund të kryejnë një operacion në Rakka kundër DAESH-it”, Çavuşoğlu tha se qyteti Rakka në Siri është baza e DAESH-it. “Përderisa DAESH-i nuk do të pastrohet nga Rakka prania e tij do të vazhdojë në Siri dhe në Irak”, tha ai.

“Për këtë arsye operacioni i Mosul-it dhe operacioni i Rakka-s janë të rëndësishëm nëse dëshirojmë që të pastrojmë plotësisht DAESH-in nga Siria dhe Iraku. Ne këtë e kemi shprehur që në fillim. Nëse nuk mbështesim forcat lokale, nëse nuk ndërmerret një operacion tokësor është e pamundur të eliminohet DAESH-i me sulme nga ajri. Madje është e pamundur të ndalohet. Këto janë të pranishme në të gjithë deklaratat që kemi bërë si për opinionin publik, si në deklaratat tona për media, si në takimet e formuara kundër DAESH-it ashtu edhe në takimet grupit ndërkombëtar mbështetës së Sirisë”, potencon Çavuşoğlu.

Më tej ai tha se kjo nuk është në gjë që Turqia mund ta bëjë vetë dhe nuk është e drejtë që të pritet që kjo të bëhet vetëm nga Turqia. Shefi i diplomacisë turke tha se “është mase normale që ne atje të mbështesim Ushtrinë e Lirë Siriane dhe forcat tjera lokale kundër kërcënimeve që vijnë përtej anës tejtër të kufirit tonë”.

“Por, operacionet në Rakka dhe në rajonet tjera duhet të planifikohen mirë dhe të gjithë duhet të kontribuojnë. Forcat lokale duhet të trajnohen dhe të pajisen si edhe jo vetëm forcat tona speciale por edhe vendet e tjera të ndryshme duhet të kontribuojnë. Presidenti ynë këtë duke përfshirë Obamën e ka diskutuar me shumë liderë të tjerë, por më e rëndësishmja është se njësitë e sigurisë, përfshirë ushtarët dhe shërbimet inteligjente këtë duhet ta diskutojnë mirë si dhe duhet një plan, strategji me fokus rezultatin e përgatitur mirë”, thotë ai.

Duke cekur takimet e zhvilluara intensive diplomatike, Çavuşoğlu theksoi se në kuadër të takimeve në Slloveni ai ka patur shumë takime dypalëshe ku krahas takimit me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm slloven ka zhvilluar takim edhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, ministrat e Jashtëm të Hungarisë dhe Maqedonisë si dhe me Përfaqësues të lartë të Bosnjë e Hercegovinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit