0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bret: Maqedonia e tensionuar, por vend i sigurt

Më të lexuarat

Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret ka deklaruar se situata në Maqedoni është e tensionuar, por vendi është i sigurt. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, duke komentuar kryesisht vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit dhe ndikimin e saj në situatën e përgjithshme të sigurisë në Maqedoni.

“Jam i tmerruar nga këto vrasje të tmerrshme dhe fuqimisht i kemi dënuar”, ka thënë Bret duke komentuar protestat lidhur me vrasjen, ai ka shtuar se çdokush ka të drejtën e protestës, por ato nuk duhet të keqpërdoren për provokime dhe aksione të dhunshme. Ai megjithatë ka siguruar se Maqedonia është një shtet i sigurt, ku njerëzit ndjehen të lirë dhe punojnë. Sipas tij, policia i është përkushtuar punëve për të zgjidhur rastin e vrasjes, por ndërkohë ka përshëndetur edhe informacionet e vazhdueshme të dhëna nga ministrja e brendshme Gordana Jankullovska./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit