4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Charlie Hebdo e bën baltë sërish: vë në lojë viktimat e tërmetit në Itali

Më të lexuarat

Satirikja franceze Charlie Hebdo ka zgjedhur këtë herë t’ua kushtojë karikaturën kryesore viktimave të tërmetit në Itali. Aspak e habitshme po të kihet parasysh padurimi i saj për t’i vënë në lojë fatkeqësitë e njerëzve, qofshin fëmijë të mbytur në det apo njerëz që e kanë humbur jetën teksa fluturonin me avion.

BBC-ja i bën një analizë të gjatë karikaturës, duke sqaruar se bëhet fjalë për një përshkrim të viktimave përmes ushqimeve të famshme të zonave të goditura keqas nga tërmeti.

Në Itali, Corriere della Sera, e përditshmja e njohur, i ka kushtuar një material të gjatë Charlie Hebdo-së dhe karikaturës mbi viktimat e tërmetit, duke përdorur tone të forta ndaj satirikes franceze. Nuk ka mbetur pas as La Stampa.

Në faqen elektronike të BBC-së janë publikuar një numër reagimesh në rrjetet sociale ndaj karikaturës së Charlie Hebdo-së.

Charlie Hebdo ka treguar edhe një herë se ata nuk kanë respekt për askënd. Kjo nuk është satirë!”, është reagimi më spikatës mes atyre të përzgjedhur nga BBC-ja. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit