-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dosja e shefave XXVI: Frikësimi i drejtorit të PTK-së

Më të lexuarat

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të PTK-së, nuk do të guxonte të merrte asnjë vendim pa lejen paraprake të Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt.

Nuredin Krasniqi, ishte zgjedhur për ushtrues detyre në vitin 2011 pas largimit të Shyqyri Haxhës nga kjo pozitë.

Caktimin e Krasniqit, e kishin bërë ish-kryeministri, Hashim Thaçi, ish-ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Këto veprime konfirmohen nga dy përgjime telefonike të Besim Beqajt me Adem Grabovcin, që Insajderi i sjell në serinë e XXVI-të Dosjes së Shefave.

Në serinë e XII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi ka publikuar bisedën e parë për këtë çështje. Për të emëruar Krasniqin në krye të PTK-së, Grabovci e Beqaj kishin autorizime të plota prej Hashim Thaçit.

Beqajt i duhej mendimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se kë do ta emëronte për ushtrues detyre të PTK-së. Ai, së bashku me Thaçin e Grabovcin do t’ia diktonin Bordit të PTK-së, që vazhdon të drejtohet nga Rexhë Gjonbalaj, emërimin e Nuredin Krasniqit për ushtrues detyre. Krasniqi është mik i afërt i Xhavit Halitit.

“Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin… Nesër Bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrues detyre”, thotë Beqaj.

“Okej okej, sot bisedoj me to”, i përgjigjet Grabovci.

“Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…”, vazhdon Beqaj.

“Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem”, thotë Grabovci.

Kjo bisedë është zhvilluar më 12 dhjetor 2011. Një ditë më vonë, ata flasin për të njëjtën çështje.

“Qe unë, do biseda t’u i bo, qashtu qysh…, unë jom qashtu qysh bisedum dje, qysh ke bisedu ti edhe me atë dostin e unë e krejt…”, thotë Grabovci.

“Po de”, përgjigjet Beqaj.
Grabovci tregon se e ka thirrur në zyrë, Nuredin Krasniqi. Tregon se ai kishte frikë.

“E thirra edhe vetë kta, se kta u tutshin. N’zyrë e kom qitu… E, po ja thom edhe kti do, do llafe, se duhet…”, shton Grabovci.

Beqaj thotë se duhet të takohen sepse kështu ka urdhëru edhe shefi, duke aluduar tek Hashim Thaçi.

“Duhet me u taku edhe unë me to, se m’ka thonë edhe shefi… Edhe duhet m’i thanë që as ni vendim… Thuja, lirisht, as ni vendim. As ni hap gjatë ushtrimit t’detyrës, veç ka me ushtru detyrë”, kërkon Beqaj, teksa merr konfirmimin nga Grabovci.

“Okej, okej. Ani a del ti sot mrena dite, a qysh”, pyet Grabovci.

“Unë besoj që dal sot mrena ditës, po e kisha taku nëse dal, kah ora dy e kom ni takim…N’mujsha mu forcu deri qatëherë, po dal edhe e takoj pak”, vazhdon më tej, Beqaj.

“Ani, kah ora dy pe, pe lajm n’daq dalim n’drekë, bashkë”, përgjigjet Grabovci.

Biseda Grabovci-Beqaj, 13.12.2011

Grabovci: Alo.

Beqaj: Ça je ka bon?

Grabovci: Vallahin që Bes, që qitu, t’u t’u… ça u bo burri i fortë bash sot mu smu?

Beqaj: Paj nuk o… (nuk kuptohet)

Grabovci: Hhahahah… hej, alo…

Beqaj: Po po, fol.

Grabovci: Unë…, qe unë, do biseda t’u t’u, t’u i bo, qashtu qysh……, unë jom qashtu qysh bisedum dje, qysh ke bisedu ti edhe me atë dostin e unë e krejt…

Beqaj: Po de.

Grabovci: E thirra edhe vetë kta, se kta u tutshin. N’zyrë e kom qitu.

Beqaj: Okej.

Grabovci: E, po ja thom edhe kti do, do llafe, se duhet…

Beqaj: Duhet me u taku edhe unë me to, se m’ka thonë edhe shefi…

Grabovci: Po patjetër.

Beqaj: Edhe duhet m’i thanë që as ni vendim.

Grabovci: Eh…

Beqaj: Thuja, lirisht, as ni vendim. As ni hap gjatë ushtrimit t’detyrës, veç ka me ushtru detyrë.

Grabovci: Okej, okej. Ani a del ti sot mrena dite, a qysh?

Beqaj: Unë besoj që dal sot mrena ditës, po e kisha taku nëse dal, kah ora dy e kom ni takim…

Grabovci: Ëhë…

Beqaj: N’mujsha mu forcu deri qatëherë, po dal edhe e takoj pak.

Grabovci: Ani, kah ora dy pe, pe lajm n’daq dalim n’drekë, bashkë.

Beqaj: Aha.

Grabovci: Qysh po don?

Beqaj: Hjat se t’thrras unë pra.

Grabovci: Okej. Okej.

Beqaj: T’thrras, unë.

Grabovci: Hajt, kah ora dy pi…

Beqar: Hajt.

Grabovci: U bo.

Beqaj: Hajde.

Grabovci: U bo.

Biseda paraprake Grabovci – Beqaj

Beqaj: Alo.

Grabovci: A je çu?

Beqaj: Mirë, ti?

Grabovci: Ça i ki puntë?

Beqaj: Vallain që qitu n’zyrë.

Grabovci: A ka naj sen tre, a sen a?

Beqaj: Hiç, ti?

Grabovci: Qysh i ki puntë me kohën?

Beqaj: Me kohën… deri ka 2 jom ksajde, tanaj m’duhet me shku dei n’Shkup.

Grabovci: N’Shkup?

Beqaj: Po.

Grabovci: Kqyr mos ëë…, mujmë edhe ma heret po… Ferati, Shala.

Beqaj: Po.

Grabovci: U takova pramë me atë jaranin tem, nejtum…

Beqaj: Ëhë…

Grabovci: E lam qashtu, mos ka 12 ora mos po vjen ai.

Beqaj: Ëhë…

Grabovci: Ta boj ni telefon e dalum n’drekë bashkë.

Beqaj: Ani de, pe rezervoj unë drekën.

Grabovci: A?

Beqaj: Pe rezervoj unë drekën pra.

Grabovci: Okej.

Beqaj: Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin.

Grabovci: Po?

Beqaj: Ë…, nesër bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrus detyre.

Grabovci: Okej okej, sot bisedoj me to.

Beqaj: Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…

Grabovci: Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem.

Beqaj: Hajt, hajt, tung, tung.

Grabovci: Hajt./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit