3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Muhamed Zekiri i thotë lamtumirë gazetarisë – Ja letra e tij prekëse!

Më të lexuarat

Te nderuar miqe

Pas 18 vjetve te plota si gazetare erdhi koha T’ju njoftoj se kam vendosur ti them lamtumire ketij profesioni. Nuk dua te flas per vetveten si e kam ushtruar kete profesion gjate gjithe ketyre viteve. Kam kaluar shume sfida , momene te mira dhe te veshtira, por gjithmon me perkushtim jam munduar te ushtroj punen e gazetarit duke qene ne sherbim te vertetes dhe ne anen e se drejtes.
Rrethanat jane te tille qe me shtyn ti jap fund ketij profesioni. Fati deshti karieren time gazetareske ta mbylli ne TV SHENJA nje media e re me prespektive nje dritare e re per opinionin e gjere ne vend dhe jo vetem aq. Gezohem qe isha pjese e ekipit qe ngriti kete TV te cilit I deshiroj suksese dhe te vazhdojne me misionin e shenjte te jene ne sherbim te vertetes dhe ne sherbim te shikuesve te saj.
ALSAT-M ishte shtepia ime e dyte, aty kalova 10 vite te plota te karieres time duke drejtuar programin informative, ishte knaqesi dhe mburem me punen qe kemi bere bashke me gjithe stafin e ketij TV. Per punen e TV ASLAT-M gjate kesaj periudhe nuk do te flas une, besoje se mjafte flasin veprat dhe punen qe ka bere ky TV. E gjithe kjo nuk do te mundej te behej po most e ishte vizionari dhe themeluesi I ketij TV I nderuari dhe I paharrueshmi z.Vebi Velija.
Pothuajse 6 vite isha pjese e Radios Evropa e Lire redaksia ne gjuhen maqedonase , pervoje e paharrueshme, profesionalizem I skajshem , media ku mesova shume nga kolget e mi Zoran Kuka, Lupco Nakaev dhe Goce Atanasov.
Nje vite isha pjese e TV KANAL 5 ne kohet me te mira te ketij TV por edhe ne momentet me te veshtira per vendin tone periudhen 2000-2001. Aty mesova cfare eshte gazetaria nga koleget Jadranka Kostova, Robert Popovski, Goran Velickovski dhe koleget tjere .
Nuk mund te mos permendi edhe TV ERA ku bera hapat e pare si gazetare dhe ku punova dy vite ne periudhen 1997-1999.
18 vite jane shume, jane shume muaje, shume jave, shume dite, shume ore, shume minuta e sekonda dhe shume pune….
Do te vazhdoje te jem zeri Juaj , do te jem aty ku do ta kerkoje nevoja do te jem ne anen e se drejtes ne anen Tuaj te nderuar miq.

Jua dua sinqerishte te gjitheve, edhe ata qe me duan, edhe ata qe pajtohen me qendrimet e mija, edhe ata qe kane mendim ndryshe nga une.

Nuk do ta zgjas me shume do te le veprat te flasin per mua. Do ta permbyll me fjalet e te madhit Sami Frasheri:

“Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij”

Muhamed ZEKIRI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit