Mali i Zi duket se nuk do të pranojë zgjidhje tjetër për kufirin me Kosovën, veç për këtë që është rënë dakord. Mediat e Podgoricës bëjnë të ditur se është duke u përgatitur edhe për betejë me Kosovën.
Gazeta malazeze “Vijesti”, duke cituar burime të saj nga qeveria e Podgoricës, shkruan se: “Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën”.
Si arsye përmenden konfliktet e mundshme për shkak të kundërshtimeve në Kosovë ndaj marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Po ashtu, “Vijesti” njofton se, në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterrorist janë duke patrulluar me armë të gjata, ndërsa bëhet e ditur se atje janë sjellë edhe mitralozë.
Por më herët Filip Vujanoviç tha se Mali i Zi nuk e do asnjë centimetër tokë të Kosovës, dhe nuk pret incidente në kufirin me Malin e Zi./Mapo