Napoli ka arritur të shënojë fitore pas një ndeshje të zjarrtë kundër Milanit.
Pjesa e parë ishte në anën e napolitanëve, që shënuan dy herë me Milik. Kurse pjesa e dytë filloi furishëm nga milanezët.
Ata shënuan dy herë, me Niang dhe Suso për të barazuar rezultatin. Por në minutën e ’74, ishte Callejon që dërgoi në epërsi Napolin.
E kret në fund Romagnoli shënoi autogol duke e dërguar rezultatin në 4-2.
Milani mori dy kartonë të kuq, kurse në pesë futbollistëve të Napolit që u zverdhën ishte edhe Elseid Hysaj.