3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“The Independent” sqaron: Ka një gënjeshtër të madhe në këtë foto që po bëhet virale në internet

Më të lexuarat

“Një fotografi që bart hashtagun #BanIslam’ është shpërndarë në rrjetet sociale gjatë fundjavës; por si edhe me çdo gjë tjetër që shpërthen në mënyrë virale në internet, gjithmonë ia vlen që t’i nënshtrohet një verifikimi për së afërmi, pasi dhe mundësia e abuzimit është shumë e madhe” – kështu e nis një shkrim prestigjozja “The Independent”, duke vijuar5 më pas:

Fotografia supozohet se tregon dy imazhe të Bejrutit, një para luftës qytetare të viteve 1975-1990 që la 250,000 njerëz të vrarë, dhe një të shkatërrimit pas luftës.

Postimi pretendon që muslimanët janë lejuar të jetojnë aty në emër të multikulturalizmit; edhe pse në realitet, shumica e popullatës muslimane, si dhe pakica krishtere dhe druze, kanë bashkëjetuar në këtë rajon për më shumë se 1,000 vite; dhe thuhet më pas se lufta që pasoi ishte për faj të Islamit.

11243-440oh6

“Libani ishte një kohë “Parisi i Lindjes së Mesme”, ndërsa muslimanët u lejuan aty në emër të multikulturalizmi”… Por mos u shqetësoni! Pasi Islami t’a marrë përsipër, do të jetë Epokë e artë – me sa duket”.

Kontrasti i goditës vizuale në mes të fotografisë në të majtë, që është Bejruti, dhe fotografisë që ndodhet në anën e djathtë, ku shihen dy persona duke shpëtuar plaçkat e tyre në mesin e rrënojave, është ajo që ka kapur vëmendjen e shumicës së njerëzve.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse ne jemi në seklet për të sqaruar faktin se fotografia me zonën e luftës nuk është nga lufta civile në Liban por as nga ndonjë luftim me Izraelin.

11243-1fv4eca

Është një fotografi nga viti 2014 e marrë nga qyteti i Alepos në Siri, në të cilin shihet shkatërrimi i shkaktuar nga fuçitë e bombave të regjimit, e bërë nga fotografi i Reuters.

Të përdoret shkatërrimi i një qyteti nga një luftë e vërtetë për të bërë pretendime raciste ndaj një feje të tërë?

“You stay classy, Islamophobes”, përfundon artikulli me thënien e adaptuar nga fraza e njohur “Stay classy San Diego” nga Ëill Ferrell në filmin “The anchor”, një vërejtje kjo ironike e adresuar një personi apo grupi, që ndërmerr një akt të tillë spekullativ krejt pa shije. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit