1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Thaçi, Mustafa, Pacolli, prapë bashkë?

Më të lexuarat

Bllokada e reformës kushtetuese dhe zgjedhore ka shtruar nevojën e arritjes së një konsensusi mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.

Burime të “Expressit” thonë se po punohet në aranzhimin e një takimi mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit. Në tryezë, janë disa opsione për zhbllokimin e situatës.

Krerët politikë të vendit po mendojnë për gjetjen e një konsensusi, pas bllokadës që Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri procesit të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore.

Mënyra më e mirë për gjetjen e çelësit të krizës janë takimet direkte të tre liderëve që nënshkruan Marrëveshjen e Prillit, Thaçi-Mustafa-Pacolli, marrëveshje kjo që solli Atifete Jahjagën në Presidencë dhe që nisi diskutimet parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjit Zgjedhor.

“Po mendohet të gjendet sa më parë një zgjidhje ngase reformat duhet të përfundojnë sa më parë. Për këtë ka edhe presione ndërkombëtare”, kanë thënë burime të gazetës.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit