1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sekiraça synon të dalë i pafajshëm

Më të lexuarat

Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues për veprimtarinë kriminale në Kosovë, pjesë e së cilës besohet se ka qenë edhe vetë. Si i tillë po trajtohet nga autoritetet e EULEX-it.
Sekiraça po mbahet në një pavijon brenda Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen dëshmitarët bashkëpunues dhe dëshmitarët e dënuar. Atje është dërguar të premten, disa orë pas arrestimit.
Autoritetet kosovare nuk dinë për këtë veprim të një prokurori të EULEX-it i cili po i kryen hetimet.
Burime brenda procesit i kanë thënë “Kohës Ditore” se Sekiraça ka çka të tregojë në mënyrë të veçantë për Policinë e Kosovës dhe për përvojën e tij si i burgosur në një kamp të UÇK-së.
Sekiraça ndodhet në një pavijon me një polic të Kosovës, i cili ka fituar statusin e dëshmitarit bashkëpunues në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” në Prishtinë.
Me dëshminë e tij ai e ka shfajësuar Enver Sekiraçën nga shumë përgjegjësi penale që i janë vënë shumë vjet, derisa ka fajësuar veten dhe shokët nga Njësia Speciale e Policisë së Ferizajt, të cilët sipas tij, planifikonin ta vrisnin atë.
Enver Sekiraça dhjetë muaj para se të dorëzohet ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me EULEX-in, ndërsa ka vënë kushte para dorëzimit . Ai frikësohej nga vendorët, ndërkaq synon të dalë i pafajshëm para gjykatësve ndërkombëtarë shkruan “Zëri”.
Janë tri kushte që sekiraça u ka vënë EULEX-it. E para, Sekiraça ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i ofrojnë siguri dhe të jetë i pandehur i mbrojtur. Sekiraça ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit dhe jo të qëndrojë në burgim, dhe e treta që të gjykohet nga ndërkombëtarët. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit