0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Karacan: Besojmë që qeveria e Maqedonisë do ta bëj të duhurën ndaj FETO-s

Më të lexuarat

ESKISHEHIR (AA) – Deputeti i AK Partisë nga Eskishehiri dhe Konsulli i Nderit për Maqedoninë Harun Karacan tha se pret që Maqedonia nuk do t’i japë hapësirë organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndërsa doli haptazi në shesh tradhtia që kjo organizatë terroriste e bëri ndaj shtetit dhe qytetarëve të vet, besoj plotësisht se qytetarët turq në Maqedoni dhe populli i Maqedonisë nuk do t’i japin hapësirë kësaj organizate të përgjakshme”, deklaroi Karacan.

Ai në konferencën për media që e organizoi në zyrën e tij në Eskishehir tha se Organizata Terroriste FETO organizoi tentativë për grusht shteti duke e cenuar vullnetin kombëtar, drejton një rrjet i cili përfshin qindra institucione dhe i cili është i përhapur në pothuajse të gjitha shtetet.

“Ndërsa organizatat dhe kompanitë e afërta me FETO-n zhvillojnë veprimtari në shumë shtete të Ballkanit me në krye Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, organizata përpiqet ta shfaqë praninë e saj edhe nëpër institucionet publike”, tha Karacan.

Ai potencoi se FETO ka shtatë shkolla në Maqedoni, 12 në Shqipëri, pesë në Kosovë, 15 në Bosnjë dhe një në Serbi.

“Kjo tregon haptazi se lufta kundër kësaj organizate të përgjakshme zhvillohet edhe jashtë Turqisë. Njëri nga këto shtete është shteti për të cilin kryej detyrën e konsullit të nderit dhe shteti mik dhe vëllazëror Maqedonia. Fatkeqësisht, njëlloj sikurse në shtetin tonë dhe shtetet tjera, FETO ka krijuar një rrjet serioz organizimi edhe në Maqedoni. Njëlloj sikurse në Turqi, i mashtrojnë njerëzit duke i keqpërdorur ndjenjat fetare të popullit dhe me vite këtë e shndërrojnë në para. Kam marrë përsipër detyrën për paralajmërimin e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Maqedoni kundër kësaj organizate terroriste me duar të përgjakura”, thotë deputeti i AK Partisë.

“Duhet t’i paralajmëroj bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Maqedoni dhe popullin e Maqedonisë që të mos i besojnë kësaj organizate, ata që kanë lidhje me qëllime të mira me këtë organizatë terroriste t’i shkëpusin ato menjëherë dhe të qëndrojnë larg kësaj organizate për të cilën shihet se nuk kanë aspak qëllime të mira. Ndërsa doli haptazi në shesh tradhtia që kjo organizatë terroriste e bëri ndaj shtetit dhe qytetarëve të vet, besoj plotësisht se qytetarët turq në Maqedoni dhe populli i Maqedonisë nuk do t’i japin hapësirë kësaj organizate të përgjakshme”, thekson ai.

Karacan tërhoqi vëmendjen në nevojën për ndërprerjen dhe pengimin e të gjitha aktiviteteve të FETO-s në fushën e arsimit, transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit, sepse, siç thotë ai, “herët apo vonë, kjo organizatë do të jetë ngatërresë për çdo shtet”.

“Sikurse në shtetet tjera, edhe shkollat në Maqedoni që kanë lidhje me FETO-n duhet të mbyllen. Shumica e atyre që i ndjekin mësimet këtu janë fëmijë të pafajshëm dhe është e nevojshme që fëmijët të mos njollosen me këtë njollë që mund t’u kushtojë me jetë dhe t’i jepet fund trajtimit të padrejtë ndaj tyre. Besojmë që qeveria e Maqedonisë do të jetë e përgjegjshme në këtë çështje dhe do ta bëj të duhurën”, tha deputeti Karacan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit