8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusët hakuan më shumë se 100 zyrtarë demokratikë të SHBA-së

Më të lexuarat

Hakerët rusë kanë marrë më shumë llogari të zyrtarëve të Partisë Demokratike se sa që është besuar, tregohet në raporte.

FBI ka filluar hetimet duke besuar se janë thyer më shumë se 100 llogari private të zyrtarëve të Partisë Demokratike, thanë burimet për The New York Times, të mërkurën.

Një anëtar i stafit tha se për informata janë përqendruar në agjencinë e inteligjencës duke besuar se Rusia është prapa hakimit (thyerjes) të llogarive.

Deri më tani duket se nuk ka dëshmi se hakerat provuan të hyjnë në sistemet kompjuterike të përdorura nga Donald Trump.

Muajin e kaluar, Trump këshilloi rusët duke thënë se duhet të publikojnë e-mailet e Hillary Clinton-it. Shumë e qortuan thirrjen e tij duke e quajtur tradhtar.

Ai më vonë tha se kishte bërë shaka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit