1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vëllait të kryeministrit, 10 mijë euro shpërblim

Më të lexuarat

Këshilli Administrativ i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), që përbehet nga përfaqësues të kompanive private të sigurimeve, ka vendosur t’i japë shpërblim për punë shtesë zëvendësdrejtorit të BKS-së, megjithë faktin se paga e tij mujore sillet rreth 3 mijë e 500 euro.

“Z. Gani Thaçi, i cili ka qenë i angazhuar për monitorimin e pikave kufitare, me qëllim të parandalimit të mashtrimit dhe keqpërdorimit eventual të policave të sigurimit kufitar, t’i jepet shpërblim shuma prej 10 mijë euro bruto”, thuhet në vendimin e lëshuar nga Këshilli Administrativ i Byrosë, më 21 shtator të këtij viti.

Fatmir Gashi, nënkryetar i këshillit, thotë se e nënshkroi vendimin pasi që Thaçi kishte kryer një punë të mirë dhe se vendimi ishte marrë me shumicë votash dhe para dy-tre muajve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit