3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Papa: Është e padrejtë që Islami të identifikohet me dhunën

Më të lexuarat

Kreu i Kishës Katolike e quan të gabuar qasjen e atyre që Islamin e identifikojnë me dhunën.

“Mendoj se është e padrejtë që Islamin ta identifikojmë me dhunën” u tha papa gazetarëve gjatë kthimit për në Romë pas udhëtim pesë ditorë në Poloni.
“Nuk është e drejtë dhe nuk është e vërtetë,” shtoi ai, pas pyetjes në lidhje me vrasjen e priftit katolik nga një sulm që është marrë përsipër nga ISIS-i.

“Unë mendoj se çdo fe ka një grup të vogël fundamentalistësh. Kemi edhe ne nga ata “argumentoi Papa duke iu referuar katolikëve.
“Nuk dua të flas për dhunën islame, sepse çdo ditë kur u hedh sytë gazetave shoh dhunë këtu në Itali. Dikush vret të dashurën, dikush vret vjehrrën. Këta janë katolikë të pagëzuar,” u është shprehur ai gazetarëve.

“Nëse flas për dhunë islame, duhet të flas edhe për dhunë katolike. Jo të gjithë muslimanët janë të dhunshëm.”

Sipas tij, padrejtësia shoqërore dhe adhurimi i pafund i parasë janë mes shkaqeve kryesore të terrorizmit. /islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit