3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Moderniteti dhe besueshmëria te ekspertët

Më të lexuarat

Nga Valter Nasufi*

Kalimi i shoqërisë nga tradicionale në atë moderne ka sjellë shumë ndryshime të mëdha, të cilat shndërruan skajshmërish koncepte për botën, strukturën e shoqërisë, shtresimin social, formën e punës, formimin e shtetit, institucionet politike dhe ato të dijes, marrëdhëniet shoqërore etj. Pra, në përgjithësi tjetërsoi interaksionet ndër njerëzore edhe ato besueshmërisë midis njëri tjetrit. Ky tjetërsim shoqëror ishte në fakt shkaku që u shfaq edhe sociologjia për të shpjeguar këto fenomene dhe problematika sociale të cilat u shfaqën në shoqërinë e asaj kohe. E cila kaloi nga ajo tradicionale ne atë moderne. Në vijim do të përpiqemi të analizoj sistemet abstrakte dhe besueshmërinë tek ekspertëve nga perspektiva sociologjike e këndvështrimit të Giddensit, dhe se si këto janë përhapur edhe në shoqërinë Shqiptare. Shkurt, këto sisteme janë të kudo ndodhura, nuk kanë pengesa gjeografike.

Sociologu i famshëm Anthony Giddens në librin e tij “Pasojat e modernitetit” kur fletë për besimin në përgjithësi ai shprehet se ka ndryshuar mjaftë sidomos në periudhën moderne, në mes të tjerash ai tregon se; “Në shoqëritë para moderne, njerëzit në parim dhe në realitet, mund të injoronin predikimet e priftërinjve, të të urtëve dhe magjistarëve dhe të merreshin me punët e tyre të përditshme, por nuk ndodh kështu me botën moderne kur bëhet fjalë për dijen e eksperteve.” Shumë aspekte të modernitetit sot vijnë si pasojë e globalizimit i cili ka ndryshuar shumë formën e jetesës, si të thuash, institucionet moderne kanë lidhshmëri shumë të ngushtë me sistemet abstrakte.

Pra, nëse më përpara nuk merrnin parasysh shumë se ç’thoshin autoriteti i klerikëve apo i dikujt tjetër, sot kur është fjala për besimin e sistemeve abstrakte në përgjithësi apo besimi te ekspertët në veçanti që është njëra prej këtyre sistemeve të cilin e solli moderniteti, njerëzit në një fare mënyre iu besojnë verbërisht, edhe nëse ata ballafaqohen përherë të parë. Çuditërisht, shohim se vetëm ai i cili është ekspert apo specialist i një fushe të caktuar, menjëherë fiton një besueshmëri thuajse absolute.

Gjithashtu, kur është fjala për sistemet abstrakte Giddensi thotë; “Në kushtet e modernitetit, besimi ndaj sistemeve abstrakte është zakonisht i inkorporuar në mënyrë rutinë në vazhdimësinë e aktiviteteve të përditshme dhe bëhet i detyruar, në një shkallë të gjerë, nga vetë rrethanat e jetës së përditshme. Pra, besimi është më pak një “çështje angazhimi” se sa një pranim i mirëqenë i rrethanave në të cilat alternativat të tjera janë pak të mundshme.” Njerëzit nuk i besojnë mjekut si person apo individit, por i beson si ekspert që shoqëria moderne ka krijuar besimin tek ata. Kjo gjë ndodhë se njerëzve iu është injektuar në mendjet e tyre se këta janë të dijshëm në profesionet e tyre, të specializuar për lëmin e tyre. Pra, ne i besojmë sistemeve abstrakte të cila në rastin konkret përkthehen me një mjek apo shembuj të ngjashëm por që roli është i njëjtë. Siç, potencon edhe autori në fjalë kur thotë; “Edhe pse çdokush e di se shkaku kryesor i besimit qëndron tek sistemet abstrakte dhe jo tek individët që i “përfaqësojnë” ato në kontekstet specifike, pikat e aksesit shërbejnë si kujtesë për atë se operatorët e tyre janë pikërisht njerëz prej mishi.”

Zakonisht, besimin e ekspertëve e vërejmë kur shkojmë tek doktori, dentist, etj. Se si ne, pa i njohur fare këta persona, duke i takuar përherë të parë, iu besojmë shëndetit tonë. Kaq shumë iu besojmë sa i dorëzohemi komplet duke mos i pyetur asgjë rreth asaj çfarë ata do veprojnë më trupin tonë. Ndërkaq, pikat e takimit midis pacientit dhe doktorit, Giddensi i quan “pikat e aksesit”, janë këto pika ku varet tërësisht suksesi në besimin e ekspertëve. Ai ndër të tjerash potencon se; “Fakti që pikat e aksesit janë vende tensioni midis skepticizmit të njerëzve të thjeshtë dhe ekspertizës profesionale, i bën ato të jenë burime të njohura të vulnerabilitetit për sistemet abstrakte.”

Giddensi që të shpjegojë më mirë besimin e eksperteve dhe gjegjësisht pikat e aksesit, ai mundohet duke bërë një ndarje më të qartë, dhe preferon t’i shton asaj edhe një argument plus duke marrë edhe konceptet e Goffmanit midis performancës “në skenë” dhe “në prapaskenë”. Të menaxhosh pikat e aksesit, do të thotë të kontrollosh profesionalizmin e besimin të ekspertëve. Kështu shprehet edhe Giddensi; ne librin në fjalë kur thotë; “Kontrolli mbi pragun e skenës dhe prapaskenës është pjesë e thelbit të profesionalizmit.”

Gjithashtu ai shton se; “Dallimi i qartë mes skenës dhe prapaskenës përforcon sjelljen si një mjet për të reduktuar impaktin e aftësive të papërsosura dhe e gabueshmërisë njerëzore. Pacientët nuk kanë të ngjarë që t’i besojnë stafit mjekësor verbërisht nëse ata janë të informuar mirë për gabimet që janë bërë në pavionet dhe në sallat e operacioneve.” Pra, fshehtësia e informacionit në këtë rast, ruan besueshmërinë e besimit të ekspertëve tek njerëzit e thjeshtë. Në këtë mënyrë pikat e aksesit funksionojnë si mburojë e ruajtjes së besueshmërisë midis ekspertëve dhe të tjerëve. Kështu që, mund të themi se njerëzit ndihen me të sigurt nëse nuk i dinë se çfarë bëhet prapa perdeve në sallën e operacionit. Si përfundim. Besueshmëria jonë te ekspertët është e fituar gjatë viteve që rritemi nga institucionet abstrakte të cilat injektohen brenda mendjeve tona. Dhe kështu ne i pranojmë vetvetiu dhe duke mos pyetur pse e bëjmë.

*Msc Sociologji

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit