-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rama dhe Meta në Bruksel

Më të lexuarat

Edi Rama dhe Ilir Meta shtrënguan duart në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle. Të tre, ata morën pjesë në takimin e krerëve të majtë të Ballkanit, që u mbajt në kuadër të Kongresit të Socialistëve Europianë.

Ilir Meta, kryetar i LSI-së: Pjesa më e madhe e 12 prioriteteve janë plotësuar, pavarësisht se mbeten ende disa çështje të rëndësishme sikundër është ligji për Gjykatën e Lartë, miratimi i rregullores për procedurat parlamentare, por unë shpresoj që në ditët që kanë mbetur, këto çështje me konsensus e vullnet të zgjidhen dhe Komisioni të ketë mundësinë që të bëj një propozim sa më pozitiv për Shqipërinë.

Top Channel: A pati ndonjë shprehje konkrete nga Komisioneri për Zgjerim brenda në takim?

Ilir Meta: Komisioneri shprehu faktin se politikat e zgjerimit zhvillohen në një terren dhe në një kontekst më të vështirë se në të kaluarën për shkak të sfidave të reja me të cilat ndeshet Europa, por absolutisht ai u shpreh inkurajues për vazhdimin e zgjerimit, natyrisht, bazuar në meritat individuale të çdo vendi.

Edi Rama, Kryetar i PS: Jemi plotësisht të vetëdijshëm, siç është plotësisht besoj i vetëdijshëm edhe Komisioni pasi e ka shkruar të zezë mbi të bardhë, që problem i Shqipërisë nuk janë në fund të fundit ligjet, por është mungesa e zbatimit të ligjit, dhe në funksion të një integrimi që duhet të reflektohet në cilësinë e jetës së qytetarëve, në procesin demokratik në Shqipëri, në institucione që duhet t’u shërbejnë qytetarëve, është pa dyshim e domosdoshme që Komisioni, Bashkimi Europian, Partia Socialiste Europiane të vigjilojnë për të mos lejuar që i gjithë ky proçes, dhe i gjithë ky kontribut i opozitës në këtë proces, të shpërdorohet e të kthehet në një proces që nuk ka impakt në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Top Channel: Në të njëjtin takim ishte i pranishëm dhe kreu i LSI-se. A pati një takim të posaçëm mes jush dhe si i përkufizoni mardhëniet me të?

Edi Rama:Jo, asnjë takim të posaçëm. Ne jemi në opozitë, LSI është në qeveri

Ilir Meta: Unë jam këtu për t’u takuar me gjithë drejtuesit e partive Socialiste e Socialdemokrate të Ballkanit dhe të Europës dhe është normale që të takohem dhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit