-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Më të lexuarat

Në mbledhjen e mbajtur sot ka patur vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të dërgojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e mbajtur sot ka patur vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria në arsyetimin e saj ka theksuar se ligji duhet të procedohet sa më parë pasi nga ai varet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesi i integrimeve evropiane.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se nëse në të ardhmen shfaqet ndonjë dëshmi se me këtë marrëveshje Kosova humb një pjesë të territorit të saj, kjo çështje me pajtim të të dyja palëve mund të dërgohet në Gjykatën për Arbitrazh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit