-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Janë arrestuar 17 shtetase të huaja në një lokal në Tetovë

Më të lexuarat

Gjatë bastisjes së një objekti hotilerik në Tetovë, policia dje ka arrestuar 17 shtetase të huaja për shkak të qëndrimit të parregullt dhe punë ilegale. U është shqiptuar ndalesë për hyrje dyvjeçare në Republikën e Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës ato do të deportohen, njoftoi MPB.
Siç theksohet në kumtesë, dje prej orës 04:10 deri në orën 07:45 nga ana e nëpunësve policorë nga SPP Shkup është vepruar sipas Urdhërit të dhënë nga Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku është kryer bastisje në objektin hotilerik në Tetovë. Me këtë rast për shkak të qëndrimit të parregulluar dhe punës ilegale, janë arrestuar 17 shtetase të huaja prej të cilave nëntë shtetase të Bullgarisë, dy nga Serbia, një nga Bosnja e Hercegovina dhe pesë shtetase nga Shqipëria.
Personave të arrestuar, njoftoi polica, u është shqiptuar masa e ndalesës për hyrje në Republikën e Maqedonisë në kohëzgjatje prej dy vjetëve. Gjatë ditës do të deportohen nga vendi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit