1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Do të punojnë për ta vënë në pozitë të vështirë Turqinë” ​

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş në një fjalim të mbajtur në takimin e Ekonomisë Diplomatike ka deklaruar se 15 korriku ishte një nga ditët më të vështira dhe të errëta të historisë së afërt të politikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e qartë që çeta e FETÖ-s dhe bashkëpunëtorët të cilët tentuan të bëjnë grusht shteti, nuk do të tërhiqen duke thënë; ‘humbëm”’ ka deklaruar Kurtulmuş.

Në fjalën e tij ai ka shtuar: “Janë përgatitjet prej vitesh… E dimë që me zmbrapsjen e tentativës për grusht shteti ata nuk do të heqin dorë. Tashmë përpara do të kemi më shumë operacione perceptimi. Veçanërisht me këto lloj sulmesh përmes medias perëndimore do të mundohen të lënë Turqinë në pozitë të vështirë. Përmes shkrimeve dashakeqëse ata mund të bëjnë edhe spekulime të ndryshme ndaj ekonomisë së Turqisë. Një nga sulmet e pjesës së këtij operacioni jashtë vendit do të jetë edhe ekonomia e vendit. Ndërsa një tjetër shënjestër e tyre do të ketë të bëjë me të drejtat e njeriut. Për këtë arsye në kuadër të diplomacisë publike duhet të kemi në qendër të vëmendjes sidomos pas tentativës së 15 korrikut, diplomacinë e ekonomisë. Për këtë arsye do të veprojmë të gjithë në unitet dhe të bashkuar.”

“Nuk mund të themi erdhi dhe kaloi”

Duke dhënë detaje mbi punën e diplomacisë publike pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik, Kurtulmuş në fjalën e tij vijon: “Nuk mund të themi ‘erdhi dhe kaloi’. Nga njëra anë jemi duke punuar për pastrimin e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë tentativë për grusht shteti. Dua ta përsëris edhe njëherë. Nuk do të jemi të mëshirshëm ndaj atyre që janë bërë pjesë e kësaj tentative për grusht shteti, por nuk do të sillemi pa drejtësi edhe ndaj atyre që nuk janë përfshirë në këtë tentativë. Të gjitha procedurat e ndjekura në këtë kuadër do të jenë brenda kornizës së mbizotërimit të ligjit.”

“Gjatë 15 – 22 korrikut pamë që për fat të keq kjo tentativë për grusht shteti ka dëmtuar edhe ekonominë e Turqisë. Pamë gjithashtu që ka një potencial të tillë. Rritja e interesit, rënia e bursës së Stambollit, etj. Të gjitha këto treguan dallgëzimin e ekonomisë së Turqisë. Edhe pse kishim të bënim me një tentativë për grusht shteti pamë që ndikimet në ekonomi ishin minimale. Dhe për fat të mirë pas datës 22 korrik treguesit filluan drejt rritjes dhe stabilizimit. Kjo tregon normalisht që ekonomia e Turqisë është një ekonomi e fortë. Tregon gjithashtu vendosmërinë dhe vullnetin për stabilitetin ekonomik dhe politik në vend”, u shpreh Kurtulmuş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit