14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Qytetarët kujtojnë tërmetin shkatërrues të vitit 1963 në Shkup

Më të lexuarat

Banorët e Shkupit që kanë përjetuar tërmentin e vitit 1963 rrëfejnë me trishtim tmerrin që e kanë përjetuar ata, sot e 53 vjet më parë. 1 070 persona të vdekur, 3 000 të tjerë të pagosur, 15 800 ndërtesa të shkatërruara dhe 28 000 të tjera të dëmtuara. Kështu shënoi bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i sot 53 viteve më parë, i ndodhur në Shkup.

Qytetarët e intervistuar nga Televizioni Shenja rrëfejnë përjetimet që u kanë mbetur në mendje, sot e 53 vite më parë, duke shtuar se për ta, ky do të mbetet kujtimi më i hidhur që ata kanë përjetuar ndonjëherë.

“Tërmeti ka ndodhur në mëngjes dhe ka qenë shumë i fortë, njëherë ka ra pak, herën e  dytë ka ra shumë. Kam qenë në Kisella Vodë,në atë moment, edhe lajmëruan se Shkupi u rrëzuar, edhe unë dola, kam qenë kryetari i Organizatës rinisë në Pellagoni, kam organizuar edhe kemi dal në ndihma sa kemi mundur, kemi nxjerr njerëz, më së shumti ka qenë Shkupi i rrënuar në shesh”, deklaroi një qytetar i anketuar nga TV SHENJA.

“Shumë në gjendje të keqe o kon, s’mundem shumë me përshkru se tash nuk e kam menden tamamë, vetëm se e pash viran.. ”, tha një qytetar tjetër.

“Tërmeti  ka qenë kijameti i parë, po foli për Jugosllavinë, Maqedoninë, ma vështirë nuk bëhet, unë nuk kam mri ma keq, i kam 75 vjet, deri sot Allahi na e dhasht hajrin.. ata që kanë qenë nëpër kate nalt, ata janë kanë t’vdekur, kjo ana jonë i bijke nji cigëll apo ni dru a ni sen.. Nuk dihej kush është nëna e kush o baba, kush evladi, kush o  burri kush o gruja. Tjetër s’di çka të them, ma keq Zoti mos na s’provovt.”, tha një qytetar tjetër.

Qytetarët theksojnë se e kanë vështirë që të harrojnë përjetimet e asaj tragjedie.

“Unë kam qenë ndërrimi i tretë në fabrikë, kemi hyp në autobus për me ardhë te shpija kah ora 5 e diçka, kur kemi dal te Kisella Voda, e ka mbulu tymi i kuq, pluhuri. Do thoshin ‘atomsko’, do thoshin kjo, ajo. Mirëpo ish kon tërmet. Kur kena mri te Monopolli të Rampa, polici e bali autobusin edhe tha zdrypni. Zdrypëm prej autobusit erdhëm n’këmbë këndej, te kryqi i kuq e para ndërtesë në të djathtë, ishin mbyll dyer e dritare. Një katundar i imi hyni I thejti dyert edhe I nxjerri jashtë. Mandej un n’kom se kisha frik mos mi ka mbyt ndërtesa madhe fëmijët, por kur arrita ishin kon gjallë. Krejt mileti dulën në rrugë, vetëm vetshin a jeni gjallë”, tha një qytetar.

Më 26 korrik të vitit 1963, në ora 05 e 17 minuta, një tërmet  me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit, apo gjashtë sipas shkallës së Rihterit, i dha Shkupit një goditje të fuqishme, tërmet ky që përfshiu një hapësirë prej 50 000 kilometrash katrorë, ndërkaq epiqendrën e kishte në  sheshin “Maqedonia ”.

Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit